Durrës, kreu i APD-së takohet me ambasadorin gjerman (FOTO)

21/11/2019 - 17:08

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, Pirro Vengu, zhvilloi ditën e sotme një takim me Ambasadorin gjerman në vendin tonë, Peter Zingraf. Pas një pasqyrimi mbi performancën financiare dhe kapacitetet që ofron Porti i Durrësit, kreu i APD-së, theksoi rëndësinë e investimeve në drejtim të përmirësimit të infrastrukturës portuale dhe punën e nisur për përmirësimin e standarteve mjedisore në të gjitha hapësirat e portit.

Drejtori Vengu e njohu ambasadorin me hapat që ka ndërmarrë Autoriteti Portual Durrës për të përftuar ekspertizën e disa prej agjencive kryesore të shteteve të Bashkimit Evropian (ku spikasin Gjermania dhe Franca), me fokus ligjshmërinë, menaxhimin e integruar të kufirit dhe koordinimin më efikas të agjencive ligjzbatuese në hapësirat portuale.

Amabasadori Zingraf vlerësoi klimën pozitive të ofruar ndaj biznesit gjerman dhe u shpreh i gatshëm për rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit me Portin e Durrësit, si një ndër aktorët kryesorë të zhvillimit ekonomik të vendit dhe me potencial të madh për mbarë rajonin.

Delegacioni gjerman në mbyllje të takimit në ambientet e APD-së, u ndal në Terminalin Perëndimor, ku u njoh nga afër me kapacitetet përpunuese të portit. Në këtë vizitë, Ambasdori gjerman shoqërohej nga zëvendës Ambasadori dhe dy drejtuesit e kompanive konçensionare gjermane që operojnë në Portin e Durrësit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar në vend 67 raste të reja të infektuar me koronavirus.

Finalizohet operacioni policor i koduar "Stadiumi", i zhvilluar në kushte të larta sigurie nga forcat operacionale të DVP Durrës, në bash

48 orë nga marrja e tamponëve të punonjësve të ISHSH Durrës dhe AKU Durrës, ende nuk kanë ardhur përgjigjet.

Fundjava dhe nisja e pushimeve ka bërë që në pikën doganore të Morinës të ketë një fluks të madh automjetesh nga Kosova që hyjnë në Shqip

Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka lënë në fuqi vendimin e KP për prokurorin Artan Bajrami, duke vendosur shkarkimin e tij nga detyra.

Bashkia e Tiranës ka shpallur sot tenderin për projektin e godinës së Teatrit Kombëtar.

110 familje janë pajisur me lejet e legalizimit të një pallati në lagjen nr. 2, në qytetin e Durrësit.

Britania e Madhe ka hapur kufijtë për 57 vende të botës, por Shqipëria nuk bën pjesë në to.

  • Vëmendja u përqendrua kryesisht në boshtin rrugor "Mbikalimi i Shkozetit- Plepa"; segmenti Ura e Dajlanit-Plepa (plazh) dhe