Alban Isteri, kreu i ri i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Durrës ka zhvilluar një dalje të parë publike para mediave. Isteri tha se përparësia e punës së tij është ndarë në dy rrafshe, në planin ekonomik dhe admistrativ.

Së pari, Isteri ka planifikuar evidentimin e shpërndarjes së bizneseve për të zgjeruar pjesëmarrjen e këtyre bizneseve në këtë dhomë.

Së dyti, Isteri ka menduar shtimin e anëtarësisë duke rritur shërbimet për biznesin. Një tjetër pikë është bërja e avokatit mbrojtës për biznesin, përballë administratës lokale.

Isteri tha se edhe përfaqësimi i biznesit edhe në komisionet e apelimit duke nisur nga dogana nëpërmjet një përfaqësuesi të dhomës do të bëhet në bashkëpunim dhe unison edhe me Dhomat e tjera të Tregtisë në rang kombëtar.

Javën e shkuar u zhvilluan zgjedhjet e brendshme në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Durrës ku u zgjodhën organet drejtuese, asambleja e përgjithshme dhe në fund kryetari i kësaj dhome.

K.H.