Një qytetar ka dërguar në redaksinë e DurrësLajm foto nga dëmtimet tek pallati 8-katësh ku ai banon.

Bëhet fjalë për një pallat shumëkatësh në zonën e Shkozetit, në afërsi të Drejtorisë së Patentave.

Siç duket nga fotot ka krisje muresh, rënie suvaje etj. Ndërkohë, në foto të tjera më poshtë duken dëmtime në pallate në zonën e plazhit apo tek lagjja nr.1.

Në total, deri më tani, sipas të dhënave zyrtare të bashkisë Durrës, 188 banesa dhe 9 pallate janë të krisura në qytet dhe rrethina.