Prej mëngjesit të sotëm forcat zjarrfikëse kanë nisur largimin e ujit nga oborri i shkollës 9-vjeçare “Vadardhë”.

Siç duket edhe nga pamjet, zjarrfikësit po punojnë për pastrimin e mbetjeve që kanë lënë pas përmbytjet.

“DurrësLajm” mëson prej drejtorit të shërbimit zjarrfikës, Adriatik Velaj se në këtë institucion shkollor ka nisur normalisht mësimi.

Aktualisht zjarrfikësit janë të përqëndruar në një banesë në zonën e Katund Sukthit, ku niveli i ujit është i lartë.