18 ditë pas atentatit që e la të plagosur është larguar drejt shtëpisë së tij, shtetasi Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si "Rrumi".

DurrësLajm mëson se Laho ka lënë sot spitalin e Durrësit dhe është në gjendje të stabilizuar mjekësore. Laho është dërguar në shtëpinë e tij me autoambulancë.

Laho mori një plumb në nofull në atentatin tek Mbikalimi i Shkozetit, kur ndodhej në makinën e prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja.

Nga atentati mbeti i plagosur edhe prokurori Ndoja, ndërkohë që shoferi i tij Andi Maloku humbi jetën në spitalin e Traumës 6 ditë pas atentatit.

Prokurori Ndoja që dyshohet se ishte objektivi i atentatit e ka lënë spitalin disa ditë më parë.