Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Durrësit. Dëshmitarët okularë raportojnë për “DurrësLajm” se një makinë është kthyer përmbys në mes të rrugës, në lagjen 18, në afërsi të shkollës së Mjeshtërisë Sportive “Bernardina Qeraxhia”.

Përveç personave që kanë qenë në makinë, janë rreziluar edhe kalimtarët, por fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar rëndë nga aksidenti.

Shkaqet e aksidentit nuk janë bërë ende me dije, ndërsa policia po heton për zbardhjen e tyre dhe në vijim priten informacione të tjera në lidhje me ngjarjen.