Policia e Durrësit jep detaje zyrtare rreth aksidentit që ka ndodhur pas mesnate, kur një makinë u aksidentua dhe më pas mori flakë.

Në makinë ka qenë shoferi, shtetasi B.K.,53 vjeç, banues në Tiranë së bashku me dy fëmijët e tij 10 e 16 vjeç. 

Duke drejtuar automjetin e tij, ai ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën. Për pasojë mjeti ka marrë flakë dhe janë dëmtuar lehtë drejtuesi i mjetit, si dhe dy fëmijët e tij, 10  e 16 vjeç, të cilët ishin pasagjerë në mjet.

Aksidenti u regjistrua rreth orës 00:35, në aksin rrugor Maminas-Gjiri i Lalëzit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.