Një person është mbajtur peng në makinë për një orë në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në Plazh, ndërsa policia njofton sot se ka vënë në pranga shtetasin F.K., 29 vjeç, banues në Durrës.

Ai akuzohet se në lagjen nr.13, për motive pronësie, ka mbajtur rreth një orë në mjet, pa dëshirën e tij shtetasin D.Xh., 34 vjeç, banues në Lezhë.

Nuk dihen ende arsyet e këtij rasti, por Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh e arrestuan 29-vjeçarin nën akuzën e “Heqja e paligjshme e lirisë”.