Të enjten, më 23 maj 2019, ora 13:13, në portin e Durrësit u bregëzua superjahti “Stella Maris”. Mjeti lundrues do të qëndrojë deri 26 maj 2019, ora 8:30

Me gjatësi 72.1 metra, gjerësi 13 metra dhe tonazh 2 114 tonë, “Stella Maris” është superjaht i ndërtuar në vitin 2014 në kantierin detar italian Viareggio Superyachts (VSY), jaht i konsideruar tejet revolucionar.

Kishte një vizion shumë të veçantë për një jaht që mund të përdoret në të gjitha stinët, mund të inkorporonte një venduljeje për helikopter (helideck) plotësisht të certifikuar dhe do të krijonte vëllim, privatësi dhe mënyrë jetese tejet luksoze. Rezultati ishte i guximshëm dhe inovativ.

Superjahti ka flamurin në Ishujve Kajman (Cayman Islands) dhe është regjistruar në portin në Xhorxh Taun-it (George Town).
Numri i përgjithshëm i jahteve që nga fillimi i vitit 2019 ka arritur në 44, njoftoi zyra e shtypit e drejtorisë së përgjithshme ekzekutive të Autoritetit Portual Durrës (APD).

Th.M.