Durrës, mbyllen kalesat e paligjshme në hekurudhë

16/11/2018 - 18:09

Në qytetin e Durrësit, Inspektoriati për Mbrojtjen e Territorit ka mbyllur kalesat e paligjshme të cilat janë kthyer në një shqetësim për Drejtorinë e Hekurudhave pasi janë burim aksidenti.

“Pikërisht në këtë vend ku ndodhemi këtu është ndërmarrë një aksion i tillë për prishjen e kalesave, por nga ana e banorëve është rimbyllur kanali dhe është bërë kalimi i mjeteve dhe këmbësorëve duke rrezikuar jetën e qytetarëve, për këtë arsye kemi urdhëruar prishjen e të gjitha kalesave”, thotë Ardian Halili, kreu i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit Durrës.

Aksioni i i Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit erdhi pas kërkesës së Drejtorisë së Hekurudhës për mbylljen e këtyre kalesave që deri tani u kanë marrë jetën 2 personave në aksidente hekurudhore.

“Ky është një shqetësim që është ngritur hera pas here jo vetëm në qytetin e Durrësit por në të gjithë Shqipërinë. Problematikat janë të mëdha se rrezikohet jeta e qytetarëve dhe lëvizja e trenave në drejtime të ndryshme. Në të gjithë rrjetin hekurudhor ka problematika të tilla, por ne kemi kërkuar me ngulm për mbylljen e këtyre kalesave nga IKMT”, shprehet Ani Dyrmishi, drejtori i Hekurudhës Shqiptare.

Zgjidhja përfundimtare e këtij problemi mbetet rrethimi nga te dyja anët e linjës hekurudhore për t’i dhënë fund kalimeve të automjeteve dhe këmbësorëve në shinat e trenit.

“Jemi në proces për projektin Durrës-Tiarnë dhe linja e re drejt Rinasit që pritet të fillojë në fillim të Janarit 2019 dhe me projektin e ri të rrethimit të hekurudhës i jepet fund kësaj problematike”,- tha Dyrmishi.

Sipas ekspertëve, kalimet në nivel përgjatë gjithë kësaj linje hekurodhore janë problematike, pasi mungojnë barrierat dhe gjysmë barrierat, si dhe sinjalistika e duhur. /tvklan

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pas lidhjes me “Skype” në emisionin “Dritare me Rudinën”, ish-zv.ministri i Arsimit, Taulant Muka ka zbuluar se një nga të ftuarat në stu

Një studente është shprehur në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan se është shkëputur nga shkolla për shkak të kushteve të rënda eko

E ftuar në emisionin “Opinion”, një lektore e UAMD-së doli haptazi në mbështetje të kërkesave të studentëve dhe ndërsa nënvizoi faktin se

Agjencia e njohur e lajmeve, Reuters, ka publikuar një raportim në lidhje me protestën e studentëve në Shqipëri

Pasi qëndruan për disa orë para Ministrisë së Arsimit ku nuk morën përgjigje për 8 kërkesat e tyre, një grup studentësh u stacionuan para

Pas skandalit të publikuar nga emisioni ‘Të paekspozuarit’ në ‘News24’ në lidhje me kompaninë Dunwell Haberman, e cila fitoi lotin e parë

Kryeprokurorja e Përgjithshme, Arta Marku ka përshëndetur krijimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë pas zgjedhjes së anëtarëve, duke e

Në Shqipëri janë shtuar pyetjet rreth firmës së regjistruar në Delaware të SHBA, Dunwell Haberman, e cila përmes falsifikimit të dokument

“Kemi të gjitha arsyet të protestojmë”. Me këto fjalë i janë drejtuar shumë qytetarë durrsakë që ishin dalë të protestonin kryem

Rreth dy orë ka zgjatur komunikimi mes studentëve para godinës së Ministrisë së Arsimit dhe të gjithë së bashku kanë rënë dakord për përs