Ministrja Belinda Balluku ka inspektuar sot Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Durrës.

Vizita e ministres së infrastrukturës kishte për qëllim konstatimin nga afër të kushteve dhe cilësisë së ofrimit të shërbimit ndaj qytetarëve.

Vetëm gjatë muajit janar 2019 në sportelet e kësaj drejtorie janë dhënë 22 200 shërbime, me një mesatare prej 1010 shërbimesh në ditë për qytetarët.

Vizita e ministres Balluku njoftohet në Facebook-un e ministrisë, ku janë postuar edhe foto nga vizita.