“Jemi në pikë të hallit, është rritur numri i jahteve që prekin portin e Durrësit, por nuk ju ofrojmë asnjë kusht turistëve. Nuk kanë as ujë e as drita, në kohën që ata ankorohen në portin më të madh në vend”.

Ky është alarmi që jep nëndrejtori i Autoritetit Portual të Durrësit, Artjan Qirici.

Numri i turistëve që vijnë në Durrës me jahte, skafe e veliera është 10-fishuar në 5 vitet e fundit, por porti i Durrësit nuk ka asnjë vend të përshtashëm për qëndrimin e tyre.

Edhe porti i ri i peshkimit është i pashfrytëzuar, ndërkohë që nuk plotëson asnjë parametër për qëllimin për të cilin u ndërtua.

Qirici thotë se porti i Durrësit ka tarifa tërësisht tregtare, dhe është planifikuar vetëm për anijet tregtare, duke lënë pa zgjidhje turistët që vijnë me mjetet e tyre lundruese luksoze. 

K.H.