Durrës, ndahet nga jeta farmacistja 67-vjeçare. Kolegët: Humbje e madhe për të gjithë!

22/02/2021 - 18:26

Farmacistja 67-vjeçare Kumrije Çitozi (Gazheli), e lindur në Krujë, por që prej shumë vitesh jetonte e punonte në Durrës ka ndërruar jetë duke shkaktuar hidhëtim të madh tek familjarët, por edhe të njohurit e kolegët.

“Ndarja nga jeta e koleges sonë është një humbje e madhe për familjarët e saj, miqtë, kolegët dhe gjithë ata që e njihnin dhe patën fatin të punonin me të”,- thuhet ndër të tjera në njoftimin që Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë ka bërë në rrjete sociale.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar kolegë,

Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të koleges sonë të nderuar Kumrije Çitozi (Gazheli).

Kumrije Çitozi (Gazheli) lindi më 31.12.1953, në qytetin e Krujës. Ne vitin 1976 përfundoi studimet e larta për farmaci në Universitetin e Tiranës. Kumrija jetonte dhe e ushtronte profesionin e vet në qytetin e Durrësit.

Ndarja nga jeta e koleges sonë është një humbje e madhe për familjarët e saj, miqtë, kolegët dhe gjithë ata që e njihnin dhe patën fatin të punonin me të.

Në emër të të gjithë kolegëve Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve, miqve, kolegëve dhe gjithë të dashurve të saj për këtë humbje të pazëvendësueshme.

Qoftë i paharruar kujtimi i saj! 

Të nderuar kolegë, Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të koleges sonë të nderuar Kumrije Çitozi...

Posted by Urdhri Farmacistëve Të Shqipërisë on Monday, February 22, 2021

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

OSHEE, me anë të një lajmërimi për mediat, shprehet se ka remont në disa fidera të NST-së në Uzinën e Traktorëve në kryeqytet.

Në përpjekje për të siguruar një mbrojtje masive të popullatës ndaj koronavirusit, Shqipëria mund të shohë edhe për përdorimin e vaksinav

Me një njoftim të publikuar në faqen zyrtare të saj, bashkia Durrës njofton se ditën e nesërme (e mërkurë) do të zhvillohet një dëgjesë p

Temperaturat e larta duket se në fundjave do ia lënë vendin freskisë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 19 persona nga COVID-19, ndërsa janë konfirmuar 892 raste t

Kreu i njësisë administrative Sukth, Rrapo Osmani përmes një statusi në rrjete sociale, ka shprehur gjithë dhimbjen e tij për humbjen e d

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar sot projektin pilot për votim dhe numërim elektronik në ZAZ 40 në njësinë numër 10 në Bashkinë

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka vendosur të lirojë nga burgu kardiokirurgun Edvin Prifti.

 Nuk zbatuan masat anticovid, ndëshkohen me masë administrative 866 shtetas.

Në takimin e zhvilluar me përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar të Arsimit Parauniversitar,  Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis K