Agim Osmani, një nga të pandehurit është ndjerë keq në sallën e gjyqit dhe për këtë është dashur ndërhyrja e bluzave të spitalit të Durrësit. Mësohet se Osmani ka shfaqur aritmi zemre.

Siç duket edhe nga pamjet e filmuara nga operatori i DurrësLajm, një ambulancë ka mbërritur në ambientet e gjykatës, ku po zhvillohet gjyqit për të arrestuarit në kuadër të operacionit “Abuzuesit”. Bluzat e bardha i kanë dhënë ndihmën e parë personit që është ndier keq.

Kujtojmë se edhe në procesin për dhënien e masës së sigurisë për 9 të arrestuarve në kuadër të hetimeve që po bëhen për tërmetin e 26 nëntorit, një familjar i të ndaluarve humbi ndjenjat.

Gjyqi

Ditën e sotme pritet të jepet nga Gjykata e Durrësit masa e sigurisë për 17 të arrestuarit në kuadër të operacionit “Abuzuesit”. Të arrestuarit janë dërguar në gjykata nën masa të rrepta sigurie dhe në orët në vijim pritet të mësohet nëse të gjithë të arrestuarit do të lihen në burg apo do t’u jepet një masë më e lehtë.

3 ditë më parë, Drejtoria Rajonale e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) Durrës, në bashkëpunim e nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, arrestoi një sërë zyrtarësh policorë, inspektorë vendor, përfaqësues të pushtetit lokal e ndërtues, të akuzuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, që është shtrirë përgjatë vitit 2019 në vende dhe kohë të ndryshme.

Arrestimi i tyre u bë në kuadër të një hetimi disa mujor, me metoda speciale, ku u dokumentua me prova ligjore veprimtaria e kundraligjshme e subjekteve të këtij procedimi, të cilët duke keqpërdorur atributet që u jepte detyra dhe funksioni, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, por dhe me shtetas të tjerë, kanë konsumuar veprën penale të ‘Shpërdorimit të detyrës’ dhe ‘Ndërtim të paligjshëm, në bashkëpunim’.

Subjektet e këtij procedimi penal, kryenin funksione publike në Policinë e Shtetit, nëpunës të Njësive Administrative, IKMT-ve dhe INUV-it në Durrës, Shijak dhe Manzë.

EMRAT E TE ARRESTUARVE

Besnik Domi, Shef i Rendit në Shijak

Sami Xhafa, Shefi i Stacionit të Policisë në Manzë

Ermal Petova, specialist për Hetimin e Krimeve/OPGJ, në Manzë

Nikollë Marku, specialist për Hetimin e Krimeve/OPGJ, në Manzë

Agim Osmani, specialist/SPZ, në Komisariatin e Policisë Durrës

Gani Dama, Polic patrulle (në kërkim) në Komisariatin e Policisë Durrës

Haxhi Sherra, Ndihmës specialist i komisariatit Shijak

Petrit Neziri, Ndihmës Specialist Policia, Manzë

Ndriçim Shika, Ndihmës Specialist, Policia, Shijak

Gjergji Gerco, Sekretar i Njësisë Administrative, Sukth.

Jul Kacadej, Specialist në IMT, Shijak

Marjus Shahini, Kryeinspektor IMT, Shijak

Adem Lika, Ndërtues.