Paraditen e së mërkurës, 11 shtator 2019, në komandën e Forcës Detare (FD) në Plepa Durrës dhe reparteve të saj në Vlorë, u zhvillua ceremonia për dhënien e gradave të reja 26 oficerëve dhe 8 nënoficerëve, në bazë të urdhrit të ministres së Mbrojtjes dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, njoftoi kjo komandë.

Personeli i graduar u përshëndet nga zëvendëskomandanti i FD-së kapiten i rangut I Artur Meçollari. Komandantët e reparteve u vunë gradat e reja në supe të sapograduarve.

Th.M.