Durrës, ngrihet qendra që do të ofrojë shërbim emergjent për fëmijët dhe familjet në nevojë

27/10/2020 - 19:26

Nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Durrës z.Roland Nasto njëkohësisht dhe Kryetari i Komitetit Rajonal Antitrafik u zhvillua sot një takim me të gjithë Anëtarët e Komitetit Rajonal Antitrafik të Qarkut Durrës me fokus një tematikë mjaft të rëndësishme dhe të veçantë siç është startimi i shërbimit të Qendrës për Shërbime Mbrojtëse Fuqizuese dhe Emergjente për Fëmijën dhe Familjen, e cila ngrihet si rezultat i partneritetit ndërmjet World Vision Albania, Bashkisë Durrës dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për të zgjeruar në qytetin e Durrësit gamën e shërbimeve komunitare multidisiplinare si edhe për të ofruar një shërbim të ri dhe të munguar, siç është shërbimi emergjent për mbrojtjen e fëmijëve dhe familjeve në nevojë.

Prefekti i Qarkut në fjalën e tij falenderoi të pranishmit për pjesëmarjen në aktivitet, i përgëzoi ata për punën e mirë, angazhimin dhe impenjimin serioz të treguar në Luftën kundër Trafikimit të Qënieve Njerëzore duke nënvizuar që KRAT Durrës është një nga strukturat që dallohet për veprimtarinë dhe përformancën më të mirë në të gjithe vendin dhe kjo sigurisht falë punës tonë të përbashkët por mbi të gjitha falë bashkëpunimit shumë të mirë që ekziston midis nesh në koordinimin e veprimeve dhe aktiviteteve sipas planit të veprimit.

Gjithashtu në këtë takim Prefekti u kërkoi të gjithë bashkëpunëtorëve, të rrisin bashkëpunimin e tyre me të gjitha strukturat shtetërore dhe organizatat joqeveritare, që kjo qendër të kryeje sa më mirë misionin e saj në të njëjtën kohë bëri një përmbledhje të hollësishme të punës së KRAT duke përcaktuar detyrat, përpjekjet e vazhdueshme që janë bërë nga të gjitha strukturat anëtare në luftën kundër trafikimit të personave, aktivitetet kryesore të zhvilluara gjatë kësaj periudhe si dhe sfidat për të ardhmen.

Më pas përfaqësuesja e Organizatës World Vision Znj.Migena Muhaj, Drejtoresha e Shërbimit Social në Bashkinë Durrës Znj. Meme Xhaferraj si dhe Znj. Viola Cikalleshi e cila do të drejtojë këtë qëndër bënë një përshkrim të detajuar mbi funksionimin shërbimet dhe misionin e “Qendrës për Shërbime, Mbrojtëse Fuqizuese dhe Emergjente për Fëmijën dhe Familjen” e cila do të funksionojë në përputhje me standartet e shërbimeve komunitare shumëdisiplinore duke përfshirë në mënyrë proaktive komunitetin për të ofruar shërbimet e saj përmes koordinimit ndërsektorial që mbështetja të jetë e gjithanshme, e plotë dhe e përshtatshme në përputhje me interesin me të larte të fëmijës dhe familjes. Kjo qendër do të synojë të ofrojë mbështetje të vazhdueshme psiko-sociale, shërbime parësore alternativa të reja për integrim si dhe mundësi për zhvillim dhe përfshirje shoqërore të fëmijëve dhe familjeve në nevojë në Durrës.

Kjo iniciativë u mirëprit dhe u vlerësua në mënyrë maksimale nga të gjithë të pranishmit duke qënë se për vite të tëra është diskutuar dhe kërkuar ekzistenca e një qendre të tillë për t'i ardhur në ndihmë fëmijëve në nevojë, viktimave të mundshme të trafikimit, nëpërmjet disa shërbimeve të specializuara, të cilat kanë qenë të munguara deri sot.

Të pranishmit shprehën angazhimin e tyre të plotë për të punuar në partneritet dhe për të bërë të mundur funksionimin dhe mbarëvajtjen e punës në këtë qender.

Takimi vijoi me diskutime të ndryshme në drejtim të përmirësimit të punës së përbashkët.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me diell në të gjithë territorin.

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Gazmend Koduzi i ftuar mbrëmjen e sotme në Open ka publikuar denoncimin e qytetarit nga Shijaku, të c

Infektohet nga koronavirusi kryetari i bashkisë së Belshi, Arif Tafani.

Që nga dita e nesërme, datë 24 nëntor, ora lokale greke 07:00 deri në orën 07:00 të datës 25 nëntor dogana e Kakavijës, e vetmja pika kal

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka shpërndarë një mesazh në rrjetet sociale pasi kryepeshkopi Anastas Janullatos u shërua nga k

Ambasada Gjermane Tiranë njoftoi qytetarët se prej kësaj të hëne sektori i vizave dhe pasaportave është hapur sërish me kapacitet të kufi

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.

Ekspertja e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini ka folur në rubrikën "Opinion" në News24 për çështjen e transportimit të të sëm

Luljeta Kopliku, bashkëshortja e inxhinierit elektronik, Bashkim Kopliku ka folur për mediat duke zbuluar më shumë detaje për humbjen e m

Kandidatja për në  Gjykatën Kushtetuese Zhaklina Peto, qe u rikthye ne gare me vendim gjyqësor ka kallëzuar në SPAK nënkryetaren e KED Vi