Me ardhjen e stinës së verës dhe rritjes së temperaturave, për të tretin vit në Durrës po kryhet dizinsektimi i kanaleve dhe bodrumeve të pallateve në zonat e bregdetit të Durrësit. Aksioni është ndërmarrë nga Drejtoria Rajonale e Shëndetit Publik.

Këto pika mund të bëhen burim për krijimin e larvave të mushkonjave  ndaj dhe drejtuesi i këtij institucioni, Kristo Huta u shpreh se momentalisht po kryhet dizinsektimi i 7-të në Durrës e deri në fund të vitit janë parashikuar 12 të tillë. Situata aktuale është e pranueshme ndërkohë që pritet përmirësim i situatës me përfundimin e fazave të tjera

Në fokus të këtij institucioni është edhe monitorimi çdo ditë i ujit të pijshëm që përdorin qytetarët durrsakë si depot dhe lagjet e qytetit. Sipas z.Huta, deri më tani nuk janë konstatuar problematika apo raste epidimiologjike nga monitorimet e kryera.

Me rritjen e temperaturave dhe shtimin e popullatës në bregdetin e Durrësit, rreziqet që mund të vijnë nga mungesa e higjenës janë të shumta dhe njëkohësisht dëmtojnë shëndetin e qytetarëve dhe po ashtu shkaktojnë dëme edhe në mjedisin përreth.  

K.H.