Subjekti i fundit politik në Durrës, që ka dorëzuar listat e komisinerëve ishte LSI.

Dorëzimi i listave pranë 4 KZAZ-ve të bashkisë Durrës i ka hapur rrugë edhe shpërndarjes së kutive të votimit dhe materialeve zgjedhore në 460 qendrat e votimit që ka qarku Durrës (319 në bashkinë Durrës, 54 në Shijak dhe 87 në Krujë).

LSI ishte i fundit subjekt politik që dorëzoi listën me emrat e komisionerëve pas Partisë Demokratike.

Ndërkohë kutitë e votimit dhe baza materiale do të shoqërohen nga policia në çdo qendër votimit dhe do të ruhen po nga punonjësit e policisë të trajnuar për procesin zgjedhor deri mëngjesin e nesërm, kur qendrat do të merren në dorëzimin nga komisionerët e qendrave të votimit.

Në 4 KZAZ-të e Durrësit, midis anëtarëve të tyre, që i përkasin subjekteve politike të ndryshme është vënë re një mirëkuptim dhe bashkëpunim i mirëfilltë.

Nesër në orën 07.00, nis procesi i votimit në të gjithë Shqipërinë, ndërkohë që kutitë mbyllen në orën 19.00.

Qarku i Durrësit është dalluar gjithnjë për mbajtjen e një procesi zgjedhor të qetë dhe të ndershëm dhe shpresojmë që edhe dita e nesërme të jetë e tillë.

Info për KZAZ-të, QV-të dhe votuesit e qarkut Durrës

Qarku Durrës nxjerr 14 mandate deputetësh për kuvendin e ri. 

Qarku Durrës – 460 qëndra Votimi. 

Qarku Durrës – 337.115 votues. 

Bashkia Durrës – 319 Qëndra Votimi 

Bashkia Durrës – 241.782 votues. 

Bashkia Shijak – 54 Qëndra votimi,    KZAZ 25. 

Bashkia Shijak – 34.723 votues 

Bashkia Krujë – 87 Qëndra Votimi: KZAZ nr 20. 

Bashkia Krujë – 60610 votues. 

Votues për herë të pare nivel qarku – 13220  

Bashkia Durres, votues per herë te pare – 9300 

Bashkia Durrës katër Komisione Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve, KZAZ-të 21, 22, 23 dhe 24

K.H.