Si dhuratë për vitin e ri 2020 durrsakët do të kenë finalizimin e projektit “Veliera”. Në këto ditë të fundit të vitit 2019, në sheshin “Veliera” janë transportuar këmbët që do të mbajnë në lartësi velën prej betoni. Nëse qytetarët durrsakë kishin menduar se punimet në sheshin para portit të Durrësit, në krah të Torrës Veneciane, ishin mbyllur me ndërtimin e tunelit dhe të sheshit, ata kanë harruar që mbi këtë shesh do të montohen katër këmbë dhe një varke betoni. Firma që ka marrë përsipër projektin ka sjellë në shesh këmbët e Velës dhe pritet që sërish të nisin punimet për finalizimin e këtij projekti shumë të debatuar për të cilin pati një maratonë gjyqësore në gjykatat penale dhe administrative.   

Për projektuesin Marco Casamonti, vela prej betoni sipër kokës së njerëzve simbolizon idenë e komunitetit, kontribuon një tendë e madhe guri e mbështetur mbi katër pika në mënyrë që të krijojë hije dhe mbrojtje për sheshin nën të, i cili nga ana e tij shërben si mbulesë e rrugës së automjeteve që do të jetë nën tokë në mënyrë që të eliminohet trafiku automobilistik pikëtakimi perpendikular i dy nga arteriet kryesore urbane do të shfaqet si një skenë natyrale për qytetin ku njerëzit mund

Tenda do të jetë rreth 60 metra e gjatë dhe 40 metra e gjerë dhe mbështetet vetëm në katër pikat kulmore të përbëra nga po aq shufra të stabilizuar në inoks çelik, si direku i një anijeje me vela, nga katër kavot të cilat të kujtojnë tamam litarët e përdorur në anijet me vela. Ashtu si përkulja e tendë-mbulesës, edhe dyshemeja e sheshit nën të do të ketë një përkulje në mënyrë që të reduktohet gërmimi i nënkalimit dhe të ngjishet hapësira e sheshit deri në gropën qendrore. Ky i fundit jo vetëm përbën sistemin e kullimit të ujërave nga mbulesa në rast shirash, por përfaqëson edhe një lloj “Syri” që reflekton dritën e diellit duke riprodhuar në dyshemenë e mermertë,si te Panteoni, fuqinë e dritës. Sheshi i ri publik që mori emrin “Veliera” ka një sipërfaqe prej 12 mijë metrash katrorë dhe vela mbi të do të jetë 2 mijë metra katrorë.

K.H.