Durrës, niset kontigjenti i XIV në detin Egje, Koçi: Kontribut për sigurinë e Europës (VIDEO)

11/10/2019 - 15:59

Kontributi i Forcave të Armatosura shqiptare në misionin e NATO-s “Sea Guardian” do të vijojë me kontingjentin e XIV, i cili u nis ditën e sotme nga Porti i Durrësit për në detin Egje.

Në përcjelljen e detarëve shqiptarë ishte i pranishëm zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi, zëvendëskomandanti i Forcës Detare, kapiteni i Rangut të Parë Artur Meçollari, prefekti i Durrësit Roland Nasto, efektivë të flotës si dhe familjarë të ushtarakëve që janë pjesë e kontingjentit.

Zëvendësministri Koçi e vlerësoi angazhimin e detarëve tanë në detin Egje si një kontribut për sigurinë e gjithë Evropës dhe u uroi erëra të mbara kontingjentit të radhës.

"Migracioni i paligjshëm nuk sjell vetëm destabilitet shoqëror por sjell edhe rreziqe të terrorizmit sepse mbart shpesh me vete elementë të ekstremizmit të dhunshëm. Ky është një kontribut ushtarak i Republikës së Shqipërisë që pikërisht Evropa të mos ketë më pasoja të tilla. Prandaj në këto ditë ku diskutohet hapja e mundshme e negociatave të BE-së me Shqipërinë për anëtarësim, ky është një kontribut që na e ngre kokën lart sepse është një shërbim që ne i bëjmë Evropës së bashkuar. Dhe kjo falë vendimeve të qeverisë së Republikës së Shqipërisë, por natyrisht edhe kontributit konkret të Forcave tona të Armatosura dhe në mënyrë të veçantë të Forcës sonë Detare. Me kontingjentin e sotëm, numri i efektivëve të angazhuar deri tani në këtë mision shkon rreth 300, që është me të vërtetë një shifër e konsiderueshme për një vend të vogël si Shqipëria."

Zëvendëskomandanti i Forcës Detare, kapiteni i Rangut të Parë Artur Meçollari përmendi vlerësimet nga aleatët që kontingjentet shqiptare kanë marrë për kontributin në detin Egje dhe falënderoi në mënyrë të veçantë për mbështetjen dhe sakrificat, familjarët e ushtarakëve që kanë shërbyer në mision.

Kontingjenti i XIV do të patrullojë në zonën e operacionit me anijen Oriku dhe komandohet nga kapiteni i Rangut të Tretë Albion Bitraj. Kontingjenti përbëhet nga 21 ushtarakë, mes të cilëve edhe 2 vajza.

Shqipëria kontribuon prej 3 vitesh në operacionin e NATO-s në detin Egje, ku kanë shërbyer rreth 300 efektivë dhe 3 anije, të cilët kanë realizuar mijëra orë patrullime, duke shpëtuar dhe parandaluar qindra emigrantë të paligjshëm.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Lëkundjet sizmike të kohëve të fundit në Shqipëri, por edhe në Itali, Greqi, Turqi, etj, lidhen me lëvizjen e pllakave tektonike të Euroa

Sot, nxënësit e Durrësit ju rikthyen bankave të shkollës, pas një ndërprerjeje thuajse 2 javore, që pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntor

Shtëpia e Pushimit në Durrës, ku humbi jetën kryekomisar Bajram Hajdarmataj më 26 nëntor, ka qenë e dëmtuar rëndë nga tërmeti i datës 21

Moti me diell që mbizotëroi gjatë ditës së sotme nuk do të vazhdojë për shumë gjatë pasi pasdite pritet të nisin reshjet e shiut.

Ditën e martë mbushen 2 javë nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit, por frika dhe traumat tek banorët e Durrësit nuk kanë kaluar ende.

Sot, në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo theksoi se Shtetet e Bashkuara do t’i shtojnë p

Disa prindër kanë zgjedhur që ti mos i çojnë fëmijët në shkollën  9-vjeçare "Emin Duraku". 51 prindër i kanë dërguar ministres së Arsimit

Specialistja e ndërtimit dhe inxhinierja, Luljeta Bozo i është përgjigjur thirrjes së kryeministrit Edi Rama për të dhënë edhe ajo ndihmë

Duke bërë publike shumën e mbledhur deri më tani për të ndihmuar njerëzit e prekur nga tërmeti, Elvis Naçi tha në mbledhjen e dytë të Kom