Më 27 janar 2020, UNDP/PNUD-i [inicialet në anglisht për “United Nations Development Programme” dhe në frëngjisht: “Programme des Nations unies pour le développement” – shqip: “Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim”] Albania mblodhi bashkë pronarët e mikrondërmarrjeve më të prekura për të paraqitur Programin “In Motion” dhe përfitimet e tij. 20 prej tyre nënshkruan letra angazhimi. Puna me ta tashmë ka filluar. Programi synon të lehtësojë rihapjen e 20 mikrondërmarrjeve ekzistuese të dëmtuara, të rrisë aftësitë sipërmarrëse, të sigurojë grante për blerjen e pajisjeve si dhe krijimin e imazhit tregtar.

Më gjerësisht, lexo poshtë:

“Në mëngjesin e 26 nëntorit, kur shkova në dyqanin tim të llambave, u trondita. Qindra llamba u thyen në miliona copë. Katër mijë dollarë humbje. Sfida ime më e madhe ishte si të financoja rimëkëmbjen e biznesit, por gjithashtu të përballoja njëkohësisht dëmtimin e shtëpisë time. Unë kam punësuar tre persona në këtë biznes dhe megjithëse të ardhurat janë 8 për qind më pak, në krahasim me periudhën para tërmetit, unë ende duhet t’i mbaj ata në punët e tyre “. Mariglen Lila, nga një dyqan llambash në Durrës.
Familja ime dhe unë jemi me fat që jemi gjallë pas një katastrofe të tillë. Shtëpia jonë ishte afër shembjes. Biznesi ynë familjar – një dyqan ushqimesh është në katin e parë të ndërtesës. Kur hyra brenda, pashë mallra dhe shishe të thyera të shtrira në të gjithë dyshemenë. Pothuajse 70 për qind e inventarëve të mi ishin në dysheme. Pllakat e tavanit kishin rënë së bashku me sendet dhe ishin shpërndarë kudo. Ishte ndëprerë energjia elektrike, kështu që shumica e artikujve në frigorifer u prishën shpejt dhe unë duhej t’i hidhja. Dëmi ekonomik: Rreth tre mijë dollarë ”: thotë Agimi, një nga anëtarët e familjes që drejton dyqanin ushqimor.
“Ne kishim një dyqan të vogël ku bëjmë prodhime brumi dhe byrekë. Nuk janë më ato gatime aq të dashura për ne. Janë një mëngjes i shpejtë, një meze e lehtë në vendin e punës dhe aq të parapëlqyera për familjen. Klientët e mi janë kryesisht fëmijë dhe të rritur nga lagja, të cilët zakonisht i blejnë ata në rrugën e tyre për në shkollë ose punë. Unë drejtoj këtë dyqan së bashku me gruan. E pezulluam aktivitetin, sepse muret e dyqanit u rrëzuan dhe shkatërruan sobat e gatimit dhe pajisjet e tjera. Humbëm gjithçka. Kjo nuk do të thotë të ardhura dhe rrjedhimisht shumë pak ushqim në tryezë për pesë fëmijët tanë ”, thotë Aliu, i cili drejton dyqanin me gruan.
“Pas tërmetit, shumë biznese nuk ishin në gjendje të vazhdonin punën e tyre normale me ndikim të ndjeshëm në fluksin e shërbimeve që prekin jetesën dhe komunitetet duke shkaktuar kështu humbje të drejtpërdrejta në biznes, por edhe humbje të tërthorta dhe pasoja për ekonominë”, – thotë Xheni, student i Universitetit të Biznesit në Tiranë.
Këto janë vetëm disa zëra të atyre që u prekën nga tërmeti me magnitudë 6.4, i cili tronditi Shqipërinë më 26 nëntor. Sektorët kryesorë ekonomikë të prekur janë turizmi, sektori prodhues dhe tregtia. Fatkeqësi të ngjashme flasin për faktin se këto lloj ngjarjesh natyrore katastrofike kanë ndikim më negativ në ndërmarrjet mikro dhe të vogla, që zakonisht janë familjare.
Bizneset shërbejnë si shtylla kurrizore e forcës ekonomike të Shqipërisë. Vetëm mikrobizneset përbëjnë më shumë se 94 për qind të të gjitha kompanive në Shqipëri (me deri në 4 punonjës), të cilat punësojnë rreth 38 për qind të të gjithë të punësuarve në sektorin privat.
Ndërsa vlerësimi i nevojave pas katastrofës (PDNA) është duke u përgatitur, rezultatet fillestare tregojnë shkatërrim të konsiderueshëm të tregut, humbje të mjeteve të jetesës dhe mundësive të punësimit në zonat e prekura që ndikojnë negativisht në të ardhura dhe krijojnë sfida edhe më të mëdha për familjet, lagjet dhe komunitetet teksa përpiqen të rimëkëmben nga katastrofat.
Limja Eltajeb (Limya Eltayeb), përfaqësuese e përhershme e UNDP/PNUD në Shqipëri tha: ” UNDP/PNUD-i njihet në mbarë botën si lider në dhënien e ndihmës vendeve në reagimin ndaj krizës, si dhe përpjekjeve për rindërtim dhe rimëkëmbje si tranzicion në rifillimin e zhvillimit afatgjatë. Në terren në të gjithë vendin, UNDP/PNUD ka ekspertizën, burimet teknike dhe është pozicionuar mirë për të ofruar punësim urgjent dhe ndihmë për rimëkëmbjen e ndërmarrjeve si për burrat ashtu edhe për gratë “.
Në vazhdim, UNDP filloi një ndërhyrje pilot që synon të stabilizojë jetesën dhe të përmirësojë kushtet sociale dhe ekonomike të disa prej mikrondërmarrjeve të prekura. Ndërhyrja e zbatuar është metodologjia “In Motion” (“Në lëvizje”) e UNDP/PNUD-it, e cila është provuar me sukses në vendet e tjera të prekura nga katastrofat natyrore.
Ndërhyrja pilot do të ndërmarrë një diagnozë situative të ekonomisë vendore dhe pilotimin e Programit “In-Motion” në një shkallë të vogël. Kjo më pas mund të përsëritet në një shkallë më të madhe si pjesë e një programi më të gjerë të Rimëkëmbjes Ekonomike dhe Sipërmarrjes.
Për të pasur një panoramë të saktë të nivelit të dëmeve në bizneset lokale dhe për të marrë një vendim të informuar për mbështetjen e UNDP/PNUD-it për ekonominë vendore, u bë e domosdoshme të kuptohej situata. Në partneritet me Universitetin e Biznesit në Tiranë, ekipe studentësh udhëtuan në zonat më të goditura në Durrës, për të biseduar me pronarët e vegjël dhe të ndërmarrjeve të vogla. Gjetjet tregojnë shumë dëme në infrastrukturë në biznes, humbje totale ose të pjesshme të mallrave, rënie të shitjeve, humbje të bazës së klientit, për shkak se njerëzit kanë braktisur shtëpitë e tyre dhe humbën shpresën për të rifilluar.
Më 27 janar 2020, UNDP/PNUD-i mblodhi bashkë pronarët e mikrondërmarrjeve më të prekura për të paraqitur Programin “In Motion” dhe përfitimet e tij. 20 prej tyre nënshkruan letra angazhimi. Puna me ta tashmë ka filluar. Programi synon të lehtësojë rihapjen e 20 mikrondërmarrjeve ekzistuese të dëmtuara, të rrisë aftësitë sipërmarrëse, të sigurojë grante për blerjen e pajisjeve si dhe krijimin e imazhit tregtar. /“medium.com”.

Th. Mustaqi