Durrës, OSHEE çon për ndjekje penale 6 abonentë

Postuar: 24/02/2018 - 20:09

   OSHEE në Durrës duket se ka nisur edhe njëherë aksionin për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë.

Pasi çoi për ndjekje penale një pensioniste 72-vjeçare që rezultonte debitore dhe kishte rilidhur për të disatën herë në mënyrë të paligjshme energjinë dhe arrestoi ditën e enjte një 44-vjeçar që kishte lidhur në mënyrë të paligjshme energjinë, punonjësit e OSHEE-së kanë bërë kontrolle të shumta në lagje të ndryshme të qytetit bregdetar.

Vetëm gjatë ditës së premte ka nisur procedimi penal për 6 abonentë të OSHEE, të cilët janë kapur me lidhje të paligjshme në banesë.

Njoftimi i policisë Durrës:

  • Më datë 23.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin F.D vjeç 69, banues  në fshatin Shënavlash,  pasi në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua rilidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.
  • Më datë 23.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin XH.H, vjeç 67, banues në fshatin Shënavlash, pasi në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.
  • Më datë 23.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin S.B vjeç 36 banues në fshatin Shënavlash,  pasi në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.
  • Më datë 23.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin P.P, vjeç 43, banues në fshatin Shënavlash, pasi  në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.
  • Më datë 23.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasen D.K, vjeç 68 banuese në fshatin Shënavlash,  pasi në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.
  • Më datë 23.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, dhe punohet për kapjen e shtetasit A.D, vjeç 47, banues në fshatin Shënavlash,  pasi në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Punohet për kapjen e tij. Neni 137 i Kodit Penal.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj në një deklaratë për mediat bëri me dije se janë shkarkuar 9 punonjës të administratës në Tiranë dhe

Pas fluturimit të parë ditën e shtunë me studentët e ekselencës, udhëtimi i radhës i "Air Albania", ka ndodhur ditën e sotme dhe të përgj

Gjykata e Krimeve të Rënda rrëzon kërkesën për lirim të Klevi Likës, një nga katër të arrestuarit për 3.4 mln eurot e sekuestruar në auto

150 nxënës të shkollës 9-vjeçare "Adem Sabli" në Borakaj të Shijakut, nuk kanë nisur ende vitin e ri shkollor.

Për pjesën e parë të ditës së sotme parashikohet mot i kthjellët, ndërsa pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira ka

   Ish-drejtori i ALUIZNI-t në Durrës, Flamur Gjuzi ka humbur një njeri të dashur.

   Një tërmet ka rënë mbrëmjen e sotme, në orën 21:04 në Gjirin e Lalzit.

   Në qarkun e Durrësit, fillimi i këtij viti të ri shkollor solli edhe bashkimin e disa shkollave me qëllim eliminimin e fenomenit të kl

   Në të ardhmen, të gjitha rrugët të cilat kanë standardet e një autostrade do të jenë me pagesë.

Prej ditës së hënë, nxënësit kanë nisur vitin e ri shkollor në të gjithë Shqipërinë.