Durrës, pallati është anuar dhe ka ceduar por është klasifikuar DS2, banorët në protestë (VIDEO)

21/02/2020 - 15:39

Banorët e pallatit të ndërtuar nga "Ndregjoni" nuk i ka bindur as shpjegimi i kompanisë dhe as ai i bashkisë, ndaj kanë dale sërish në protestë ditën e sotme.

Pallati tyre është anuar 62 cm, ndërkohë që është klasifikuar si ndërtesë e tipit DS2 me dëme të vogla. Banorët e lagjes nr.5 në Durrës thonë se shqetësimin e kanë shprehur edhe në bashki por nuk kanë gjetur asnjë zgjidhje.

Ata kërkojnë që Institutit i Ndërtimit të sjellë përgjigjen zyrtare të dëmit që ka pësuar pallati para mbylljes së aplikimit online të procesit të dëmeve të tërmetit.

Procesi kërkon edhe një javë kohë, deri në përfundim të tij, çka për banorët nuk është e mjaftueshme.

"Ekspertiza e thelluar ende nuk ka dalë, ndërkohë që procesi online mbyllet dhe nuk dimë si do të veprojmë më pas.", thonë qytetarët.

Një banor tjetër tha se edhe evidentimi i dëmeve nga ana e punonjësve të bashkisë u bë në mënyrë sipërfaqësore ndërkohë që banorët kanë frikë të hyjnë e të jetojnë në një pallat që është anuar dukshëm.

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

“1000 pako me ndihma ushqimore dhe higjienike janë shpërndarë këto ditë në bashkinë e Durrësit për t’u ardhur në ndihmë personave më

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka urdhëruar që jahtet dhe krocerat që do t'u drejtohen porteve të Durrësit, Vlorës, Sarandës dhe Shëngji

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka deklaruar se 5 persona të tjerë kanë lënë spitalin Infektiv në Tiranë, pasi janë shëruar

Tre javë pas masave drastike të marra nga qeveria, më të varfërit e qytetit të Durrësit, ata që mbahen nga ndihma ekonomike, kërkojnë ndi

Policia Kufitare në Portin e Durrësit ka goditur një rast të kontrabandës me mallra që paguhet akcizë dhe të falsifikimit të dokumenteve.

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero tha se kjo javë do të jetë dhe piku i pandemisë në vend dhe se javën e tretë të prillit numri i rasteve do

Ndonëse i detyrueshëm për të mirën tonë dhe të atyre që duam, izolimi për një kohë të gjatë krahas mbrojtes nga koronavirusi, shkakton sh

Vjen sasia e parë e respiratorëve të rinj, financim i qeverisë shqiptare për forcimin e kapaciteteve në përballimin e situatës së COVID-1

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka postuar në Facebook videon e një prej pacientëve që sot lë Spitalin

Në kuadër të situatës së krijuar në vend nga përhapja e virusit COVID-19 si dhe masave për të përballuar sa më mirë këtë situatë, Bashkia