Durrës, përfundon investimi për përmirësimin e rrjetit të furnizimit me ujë në 5 lagje

15/05/2019 - 08:37

Ujësjellës Kanalizime Durrës po punon duke kryer një sërë investimesh për të rritur orarin e furnizimit me ujë, si në sasi, ashtu edhe në cilësi. Për arritjen e këtyre qëllimeve janë të nevojshme investimet, mirëmenaxhimi i ndërmarrjes dhe më e rëndësishmja është ndërgjegjësimi i qytetarëve për rëndësinë e mos shpërdorimit dhe mos abuzimit me ujin e pijshëm. 

Vitin e fundit Ujësjellës Kanalizime Durrës ka arritur një përmirësim të kënaqshëm të treguesve tekniko-financiarë të ndërmarrjes dhe për këtë arsye Qeveria Shqiptare së bashku me Bashkinë Durrës ka shtuar fondet për qytetin tonë për projektet në fushën e ujësjellës kanalizimeve. Këto fonde po investohen në zona të ndryshme të qytetit të vjetër, por duke i kushtuar një kujdes të veçantë edhe investimeve të mëdha në njësitë administrative Sukth, Ishëm, Manzë, Katund i ri, Rrashbull. Një nga këto projekte është edhe ai që sapo ka përfunduar për përmirësimin e furnizimit me ujë në 5 lagje të qytetit, lagjia nr. 1, 4, 5, 8 dhe lagjen 18, në të cilat është ndërhyrë për shtrimin e rrjetit kryesor të furnizimit si dhe atë sekondar dhe terciar. Konkretisht, një zonë e lagjes nr. 8, po furnizohet me ujë 24 orë pa ndërprerje dhe UKD të njëjtën gjë synon ta realizojë shumë shpejt edhe për pjesën tjetër të qytetit si dhe zonën e fshatrave.

Pesë zonat e mësipërme kanë të përbashkët:

-amortizimin e rrjetit ekzistues të ndërtuar para viteve ‘90, e për rrjedhojë humbje të shumta në rrjet dhe cilësi jo e mirë e ujit.

-rritjen e nevojës për ujë pas viteve ’90 me përdorimin e pajisjeve elektro-shtëpiake

-rritja e popullsisë për shkak të migrimit të brendshëm

-ndërhyrjet e paligjshme ndër vite në rrjetin e furnizimit me ujë

Sipas llogaritjeve të kryera nga grupi i verifikimit, nga ky investim përfitojnë rreth 2000 banorë, ndërkohë që në disa zona në këtë moment kemi arritur një furnizim prej 24 orësh ujë pa ndërprerje. Investimi pashikonte shtrimin e 3500 metër linear rrjet si dhe ndërtimin e 20 kaseta për instalimin e matësve të ujit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në kuadër të nismës së bashkisë së Durrësit për pastrimin e qytetit në "Ditën Botërore të Pastrimit", edhe stafi i Ujësjellës Kanalizime

Bashkia e Durrësit i është bashkuar nismës "Të pastrojmë Shqipërinë në një ditë" në Ditën Botërore të Pastrimit.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet ditën e hënë, ku do të miratojë listën e kandidatëve për Prokurorin e ri të Përgjithshëm.

Anija shqiptare "Oriku" dhe ekuipazhi i saj që ndodhet me mision në detin Egje, ka shpëtuar në tre operacione të ndryshme 111 emigrantë.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka shpallur 12 vende të lira në Shërbimin Diplomatik shqiptar.

Këtë të shtunë, Shqipëria do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme në zonat bregdetare dhe në zonat e ulëta, por vran

Gjykata e shpalli ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri të pafajshëm për trafik droge dhe fajtor për shpërdorim detyre.

Në kuadër të “Javes Europiane të Lëvizjes”, Bashkia Shijak në bashkëpunim me kopshtet dhe shkollat zhvilluan aktivitete të ndryshme sensi

Bllokohet një anije ruse e ngarkuar me grurë në portin e Durrësit.

Fundjava me diell do t`i lërë vendin ditëve me reshje dhe temperatura të ulta.