Durrës, Policia Rrugore arreston 2 drejtues mjetesh, lumë gjobash për shkelësit e Kodit Rrugor (FOTO)

20/05/2019 - 21:12

Kontrolle të shumta e të pandërprera në drejtim të parandalimit të shpejtësisë tej normave të lejuara, të drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të përdorimit të celularit gjatë drejtimit të mjetit, për mos përdorimin e kaskës mbrojtëse, apo mos vendosjen e rripit të sigurimit, etj, ku gjatë kontrolleve janë përdor pajisjet e teknologjisë së lartë , si drager, radar, së fundi duke aplikuar edhe gjobën  elektronike.

Si rezultat i kontrolleve nga ana e Specialistëve të Qarkullimit Rrugor janë arrestuar në flagrancë dy shtetas të cilët drejtonin mjetin në gjendje të dehur.

Përgjatë javës që lamë pas janë pezulluar 110 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara si dhe 11 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

U morën rreth 1703 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, ku 34 prej tyre për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 23 për mos përdorim të rripit të sigurimit, 11 për mos vendosje të kaskës mbrojtëse, etj

Edhe në ditët në vijim Policia Rrugore do të intensifikojë  punën me qëllim rritjen e sigurisë rrugore si dhe këshillimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Policia Rrugore e Durrësit apelon për më shumë përgjegjësi nga drejtuesit e mjeteve gjatë drejtimit të automjetit si dhe për këmbësorët për më shumë vëmendje gjatë përdorimit të rrugës, duke respektuar rregullat e qarkullimit, pasi vetëm kështu mund të kemi rrugë të sigurta.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Andi Lila i është bashkuar nismës "Edhe unë" për të mos votuar të dielën e 30 qershorit.

Ambasada italiane ka reaguar lidhur me zgjedhjet e 30 qershorit, që pritet të mbahen ditën e diel.

“The Economist Espresso”, një portal informativ në varësi të medias “mëmë”, “The Economist”, i ka kushtuar një hapësirë pasqyruese klimës

KQZ miratoi listën e vëzhguesve afatshkurtër për zgjedhjet e 30 qershorit dhe përkthyesve të ambasadës italiane si edhe asaj britanike.

Për ditën e sotme, moti parashikohet të jetë i kthjellët dhe me vranësira të pakta në zonat malore. Era do të fryjë me drejtim nga Verili

Policia e Shtetit ka reaguar pas deklaratave të ish-deputetit të PD, Xhemal Gjunkshi, i cili tha se policia ka shpërndarë armë në Dibër.