Të premten, paradite, më 16 gusht 2019, në komandën e Forcës Detare në Pepa të Durrësit u prezantuan 12 oficerë të rinj. Pas përfundimit të kursit të përgatitjes së oficerit të ri dhe titullimit, oficerët e rinj, duke filluar nga data 15 gusht 2019, do kryejnë detyra të ndryshme në reparte dhe nënreparte.

Shefi i Shtabit i Forcës Detare, kapiten i rangut II Sabri Gjinollari, i uroi grupit suksese në detyrat e caktuara. Oficerët e rinj u njohën me rregullat dhe mënyrën e komunikimit të informacionit.

Th.M.