Riatdhesohen 6 shqiptarët e parë të ngelur në Bari, të cilët për 14 ditë duhet të vetëkarantinohen. Mësohet se gjashtë shqiptarët kanë ardhur me një nga tragetet e linjës Bari – Durrës nën masa të rrepta sigurie.

Të gjithë shqiptarëve iu janë bërë analizat për një infektim të mundshëm për COVID-19 nga ku kanë rezultuar negativë. Autoritetet italiane kanë nisur punën për të kthyer të gjithë shqiptarët që mbetën atje nga mbyllja e vendit për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Ndërkohë nga e hëna pritet të nisin fluturimet e para për të sjellë shqiptarët në Shqipëri falas dhe me avionin “Lasgushi” të kompanisë “Air Albania”.