Rojet bregdetare në Durrës kanë shpëtuar dy persona të cilët rrezikonin të mbyteshin.

Policia sqaron se dy personat ndodheshin në bordin e një anijeje peshkimi. Personat aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Informacioni paraprak i policisë

Më datë 19.08.2018, nga ana e rojeve bregdetare dhe mjetit lundrues BP-17/1, i Policisë Kufitare Durrës iu është dhënë ndihmë dy personave të cilët ndodheshin në bordin e një anije peshkimi, e cila ndodhej traversë Kepit të Selitës, pasi rrezikonin të mbyteshin. Aktualisht të dy shtetasit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.