Durrës, rrezikohen nga godina e amortizuar, ekspertët japin vendimin për dy familjet në lagjen 3 (VIDEO)

15/12/2019 - 11:57

Një ndërtesë dy katëshe e amortizuar pranë banesës, do të detyrojë dy familje në lagjen nr.3 të Durrësit të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të rrezikut që iu kanoset.

Pas verifikimeve, inspektorët e Institutit të Ndërtimit kanë vendosur tabelat ku ndalohet rreptësisht hyrja në këto godina pasi ka rrezik shembjeje si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit.

Ditë më parë, familjarët e njërës ndërtesë, ngritën shqetësimin e tyre në redaksinë e "DurrësLajm" pasi kërkonin të dinin nga autoritetet nëse banesa e tyre një katëshe është sigurt për të banuar apo jo.

Dallëndyshe Lila shprehej se ajo dhe familja e saj ndiheshin në rrezik për jetën nga godina ngjitur, plasaritjes e së cilës janë të dukshme.

Tërmeti me magnitudë 6.4 i shkallës Rihter shkaktoi 51 viktima dhe qindra të plagosur ndërsa mijëra persona mbetën pa shtëpi.

Deri më tani, Këshilli Bashkiak Durrës ka miratuar listën për 1310 familje (nga 660 familje që ishte miratuar në mbledhjen e kaluar) të dëmtuara nga tërmeti të cilat kanë fituar nga aplikimi i bonusit të qirasë.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një mjegull e dendur ka pushtuar Tiranën mbrëmjen e sotme. Siç duket edhe nga fotot, mjegulla bën që shikueshmëria të jetë e ulët.

Një alpiniste ka rrëshkitur në Malin e Tomorrit mesditën e sotme. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në afërsi tē Çesmës së Tarikos.

Një ditë më parë në Durrës, kambisti Naim Musai, babai i dëshmitarit Besnik Musai, i vënë në mbrojtje nga prokuroria dhe Policia e Shteti

Autoriteti Rrugor Shqiptar informon lidhur me dy akse në Veri, Kukës- Fushë Arrëz dhe Fushë- Arrëz Pukë duke thënë se qarkullimin vijon n

Kjo fundjavë u mbyll me mot të paqëndrueshëm, me vranësira e reshje të dobëta shiu, ndërsa java që vjen do të na rikthejë sërish diellin.

Vidhte makina luksoze në Elbasan dhe i çonte në Durrës, prangoset nga Policia Rrugore.

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar në lidhje me rastin e pak minutave më parë, kur veriu i vendit u godit nga dy tërmete, një në Kukës dhe

Një tërmet ka goditur sot Kukësin, me një magnitudë 4.5 të shkallës rihter.

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka vijuar me kontrollin e lokaleve për zbatimin e ligjit anti-duhan.