Shqiptarët që dikur nuk kishin bukë, tani po rrisin fëmijë obezë!

Ndaj edhe mjekët apelojnë: "Nxirrni fëmijët të luajnë dhe hiquni nga duart tabletet dhe telefonat. Nxirrini në ajër të pastër të jetojnë fëmijërinë e tyre e të zhvillojnë aktivitetin fizik. Kështu i shmangni nga shumë sëmundje kronike që u rrezikojnë shëndetin prej fëmijërisë e deri në fund të jetës!"

Është ky apeli që jep mjekja endokrinologe Manjola Çarçani, për të gjithë prindërit në Durrës. Obeziteti është duke u rritur me hap galopant tek fëmijët e ciklit 9-vjeçar dhe shkak është mungesa e aktivitetit fizik.

"Shkaqet e obezitetit janë të shumta, por fëmijët obezë, të cilët qëndrojnë para televizorit me orë të tëra apo kequshqehen, kërcënohen seriozisht nga sëmundje psikologjike." thotë mejkja.

Deri pak kohë më parë shqiptarët kanë qenë të kequshqyer sepse nuk kapnin normat e standartet e ushqimit ditor, por tani peshorja është anuar në krahun tjetër. Fëmijët e shqiptarëve po kequshqehen jo vetëm nga ana sasiore por edhe nga ana cilësore.

K.H.