Durrës, rrjet i ri ujësjellësi për banorët e rrugës "Aleksandër Goga" (FOTO)

19/11/2019 - 15:42

Banorët e bllokut të pallatave në rrugën "Aleksandër Goga" pranë gjykatës, kanë marrë zgjidhje për furnizimin me ujë të pijshëm.

Bashkia e Durrësit njofton se nëpërmjet Ujësjellës Kanalizimeve po kryen një investim të rëndësishëm duke zëvendësuar linjën e vjetër me një rrjet të ri ujësjellësi, çka jo vetëm do të evitojë humbjet për shkak të amortizimit, por do të garantojë dhe një cilësi më të mirë me ujë për qytetarët.

Lajmin e ka dhënë kryetarja e bashkisë, Valbona Sako, e cila përmes një postimi në Facebook bën me dije se menjëherë pas kësaj ndërhyrjeje, do të nisë puna për shtrimin e rrugës.

"Grupet tona në terren po punojnë për përfundimin e rrjetit të ri të ujësjellësit në rrugën "Aleksandër Goga". Ndërhyrja konsiston në zëvendësimin e rrjetit të amortizuar, për të siguruar cilësi më të mirë në furnizimin me ujë për mijëra banorë të kësaj lagjeje. Menjëherë pas investimit në rrjetin e ri, do të vijojmë punën edhe për shtrimin e rrugës sipas të gjitha standardeve", shkruan Sako.

Specialistët e Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve po punojnë shpejt për të vënë në funksion rrjetin me tubacione të reja për banorët e kësaj zone.

Krahas zgjerimit të hartës së zonave me furnizim me ujë të pijshëm, UKD ka ndërhyrë edhe në zona të tjera të qytetit duke iu përgjigjur në kohë të shpejtë çdo shqetësimi të qytetarëve të krijuar në çdo lagje.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Heronjtë e fshehur të pas-fatkeqësisë natyrore, kështu i cilëson Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FNZH) 3 nga inxhinierët, pjesë e ekipit të

Në Universitetin e Mjekësisë nuk do të zhvillohet mësim përgjatë muajit dhjetor.

OSHEE nëpërmjet një njoftimi ka bërë me dije se cilat zona do të kenë ndërprerje energjie më 14 dhe 16 dhjetor.

Një ditë pas regjistrimit të dosjes së Lulzim Bashës në gjykatë është hedhur shorti për përcaktimin e gjyqtarit që do ta shqyrtojë.

Marsida Qatja, gruaja që fitoi vëmendjen e publikut pas vrasjes së Dritan Haxhollit që ndodhi në apartamentin e saj, është bërë sërish ak

Ndërtimet e dëmtuara rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit janë duke u shembur dhe një prej tyre ishte edhe një nga konviktet në zonën e Univer

“Bëni durim, sepse grupet e inspektimit do të shkojnë në çdo banesë e pallat, bonusi i qerave do të lëvrohet nga fillimi i janarit!"

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka vendosur të emërojë Shemsi Prençin Këshilltar të Posaçëm për Emergjencat Civile.

Me qindra qytetarë të Durrësit, të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, çdo ditë i drejtohen bashkisë për të gjetur një zgjidhje për problem

Dëbora ka zbardhur edhe parkun kombëtar të Thethit.