Durrës, Sako viziton qendrën për fëmijë me aftësi të kufizuara, premton angazhim maksimal (FOTO)

12/09/2019 - 17:23

Në qendrën e shërbimeve komunitare për fëmijë me aftësi të kufizuara u bënë bashkë përfitues të shërbimeve të qendrës, përfaqësues të pushtetit vendor dhe përfaqësues të institucioneve lokale, për të shprehur edhe njëherë angazhimin e përbashkët ne ofrimin e shërbimeve cilësore për fëmijët me aftësi të kufizuara në Durrës.

Në aktivitet mori pjesë kryetarja e Bashkisë Valbona Sako, përfaqësues të shërbimit rajonal shendetësor, përfaqësues të Bashkisë Durrës, përfaqësues të organizatës World Vision dhe qendrave të tjera që ofrojnë shërbime në fushën e aftësise së kufizuar, prindër dhe fëmijë përfitues të shërbimeve të Qendrës.

Ky takim përkon me 3-vjetorin e hapjes së kësaj qendre dhe fillimin e vitit të ri shkollor. Nga 70 fëmijët që aktualisht përfitojnë shërbime në qendër, 48 frekuentojnë shkollat dhe kopshtet. Kryetarja e Bashkisë ne fjalen e saj rikonfirmoi edhe një herë angazhimin maksimal të Bashkisë së Durrësit për të mbështetur shërbimet për personat me aftësi të kufizuara. -“Bashkia Durrës, si edhe më parë do të vazhdojë të  mbështesë fëmijët me aftësi të kufizuara” –tha ajo. “ Dua të bëj një falenderim të vecantë për stafin e qendrës, mësuesit dhe prindërit e  këtyre  fëmijëve, të cilët punojnë cdo ditë me përkushtim për të plotësuar nevojat e tyre”

Perfaqësuesit e rrjetit të bashkëpunëtorëve që morën fjalën shprehën angazhimin e tyre për të mbështetur familjet e fëmijëve me aftësi të kufizuara.  

Prindërit dhe familjarët e fëmijëve  u shprehën të kënaqur nga shërbimet e ofruara dhe rëndësinë e bashkëpunimit mes ofruesve të këtyre shërbimeve. Qendra e sherbimeve komunitare për fëmijët me aftësi të kufizuara ka filluar funksionimin në shtator 2016, sipas një marrëveshjeje të përbashkët ndërmjet Bashkise së Durrësit dhe organizatës Save the Children. Qendra ofron shërbime për fëmijë dhe të rinj me aftësi të kufizuara të grupmoshës 2-21 vjec. Shërbimet e ofruara, përvec satyre direkte për fëmijët, kanë në fokus të gjithë familjen duke informuar familjarët në lidhje me problematikat e fëmijëve të tyrë, të drejtat dhe legjislacionin në lidhje me PAK. Nga kjo qendër kanë përfituar rreth 100 fëmijë dhe familjet e tyre. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri Edi Rama ndodhet prej disa orësh në kalatën nr.4 të portit të Durrësit në një takim sekret me miliarderin britanik, Nathaine

Prefekti i Qarkut Durrës, Roland Nasto e nisi ditën sot me vizitat e urimit për një fillim të mbarë e sa më të frytshëm në rrugën e dijes

Në disa zona të Durrësit dhe Shijakut do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike të mërkurën më datë 18 shtator.

Zbardhen emrat e dy kandidatëve që do të zëvendësojnë vendin e lënë bosh nga Gentian Osmani në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Sot ka nisur viti i ri shkollor për sezonin 2019-2020, ndërsa nxënësit e emocionuar, shoqëruar nga prindërit e tyre, i janë drejtuar inst

Sipas Meteoalb, Shqipëria do të karakterizohet nga kthjellime, por herë pas herë do të ketë dhe kalime vranësirash kryesisht në zonat mal

Emigrimi i studentëve dhe punëtorëve të kualifikuar po shoqërohet me humbje të kapitalit njerëzor dhe kjo po ndikon negativisht te vendet

Është ndarë nga jeta në moshën 100 vjeçare ish-gjenerali Rrahman Parllaku. Ai është njohur ndryshe dhe si “Gjenerali i 3 epokave”.

Të dielën,më 15 shtator 2019, u bregëzua në kalatën nr. 5 të portit të Durrësit anija kablloshtruese “Ocean Link”.