Janë sekuestruar 1000 koli me cigare të cilat rezultuan të ishin kontrabandë. Sipas njoftimit zyrtar, Drejtoria e Hetimit Doganor ushtroi kontroll ne kontenierin me cigare dhe gjatë kontrollit konstatoi se të gjitha paketat ishin pa pullë fiskale.

Paketat u sekuestruan dhe rasti është referuar në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

Njoftimi i plotë:

Durres, sekuestrohen 1000 koli cigare kontrabande

Struktura te Hetimit Doganor sekuestrojne 1000 koli cigare kontrabande ne Doganen e Durresit.

Pas nje analize risku dhe dyshimeve te arsyeshme per kontenierin me cigare, Drejtoria e Hetimit Doganor ne Drejtori te Pergjithshme te Doganave, ushtroi kontroll ne kontenierin me cigare, ku gjate kontrollit u konstatua se te gjitha paketat ishin pa pulle fiskale.