Strukturat e Administratës Doganore kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme mallrash ushqimore në Degën Doganore të Durrësit.

“Mallrat, të cila ishin të futura në një kamion, i cili importonte material porositësi (fason), ishin të padeklaruara.

Vlera e këtyre mallrave, të cilat nuk kishin paguar detyrimet doganore, kap shifrën e 700 mijë lekëve”,– njofton dogana e Durrësit në një postim në rrjete sociale.