Cilësia e dobët e ushqimeve dhe moszbatimi i ligjit nga ana e inspektorëve të Autoritetit të Kontrollit Ushqimor kanë nxitur anëtarët e Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Durrës të protestojnë përpara paraditen e sotme para kësaj drejtorie rajonale në zonën e Shkozetit. Të rinjtë demokratë sulmuan me domate në mënyrë simbolike zyrat e AKU-së. Me pankarta në duar ku shkruhej "Janë bërë domatet si VIP-at e bllokut", apo "Transparencë mbi produktet", ata kërkuan më tepër seriozitet dhe kontrolle nga ky institucion, duke theksuar se papërgjegjshmëria e inspektorëve që nuk zbatojnë ligjin po vret dita ditës qytetarët.

"Sot të rinjtë e FRPD në Durrës protestojnë për ushqimet e pakontrolluara që qarkullojnë në tregun tonë. Kryeministri nxori para disa ditën një ligj për dënimin e atyre që i tregtojnë këto ushqime. Problemi është zbatueshmëria e ligjit. Duhet ta sulmojmë këtë gjë dhe të mos e lejojmë", shprehen disa nga të rinjtë e FRPD.

Cilësia e ushqimeve dhe nxjerrja në treg e perimeve me pesticide është ndër problemet më të mprehta për konsumatorin shqiptar, sidomos tashmë që temperaturat janë rritur ndjeshëm. 

K.H.