Durrës, shkollë verore për uljen e shkarkimeve në atmosferë

12/06/2019 - 17:22

Portali “Balkan Green Energy News” bën të ditur se nga 8 deri në 14 shtator 2019 do mbahet Shkolla Verore për Planifikimin e Zhvillimit të Emisionit të Ulët (The Summer School on Low Emission Development Planning) në Vila Belvedere, Durrës. Shkolla Verore do të organizohet nga Qendra Rajonale për Arsim dhe Informim për Zhvillim të Qëndrueshëm në Evropën Juglindore - REIC në bashkëpunim me Zyrën e Fondacionit “Hajnrih Bël” (Heinrich Böll) në Sarajevë, që përgjegjet për punën e Fondacionit në Bosnje-Herzegovinë, Shqipëri dhe Maqedoni Veriore.

Shkollimi veror në planifikimin e ulët të shkarkimit të emisioneve është i dedikuar planifikimit të zhvillimit të emetimeve të ulëta me një fokus të veçantë në efikasitetin e energjisë dhe burimet e ripërtëritshme të energjisë. Një vëmendje e veçantë do t'u kushtohet edhe masave për përshtatjen e ndryshimeve klimatike.

Organizatori do të ofrojë një bursë të plotë për 16 pjesëmarrës, të gjithë nga Shqipëria. Bursa e plotë përfshin shpenzimet e akomodimit të plotë të bordit (dhoma të përbashkëta). Kostoja e vetme e transportit duhet të përballohet nga vetë pjesëmarrësit.
Afati i fundit për aplikim është 12 korriku 2019, ndërsa gjuha zyrtare e Shkollës Verore është anglishtja.

Th.M.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kreu i Gjykatës Administrative të Apelit Kastriot Selita është konfirmuar sot në detyrë.

Sipas Meteoalb, Shqipëria do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme, por vranësirat më të dukshme do të jenë në zonat

Gazetari Peter Tiede deklaroi se do të publikojë përgjime të tjera ku përfshihet një mafioz që flet me një nga ministrat e kabinetit të R

Një hetim i dytë i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, i nisur gjithashtu në vitin 2016 pas një kallëzimi të Partisë Demokratike për manipul

Pas postimit në Tëitter të kryeministrit Rama ku shkruante se do ta padiste gazetarin e Bild në gjykatat gjermane, ka reaguar Peter Tiede

“Bild” ka publikuar sot 16 përgjime, në përgjimin e fundit është një bisede mes një votuesi dhe një personi që është marrë me zgjedhjet e

Gazeta më e madhe europiane ‘Bild’ ka publikuar përgjime të tjera që e lidhin Qeverinë me vjedhjen masive të votës së shqiptarëve në 2017

Ky është Arben Keshi, një ndër personat kyc në skemën e blerjes së votave në Dibër.

Edhe drejtori i Policisë së Kamzës, Sali Skura është i përfshirë në fushatën zgjedhore për bashkinë e Dibrës, gjatë zgjedhjeve të