Shkon në dy numri i punonjësve të Policisë së Durrësit që kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Krahas punonjësit të policisë te departamenti i Burimeve Njerëzore është prekur nga COVID-19 edhe një efektive tjetër konfirmojnë burimet për “DurrësLajm”.

Mësohet të dy punonjësit ndajnë një zyrë të përbashkët, në Drejtorinë e Policisë.

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi sot se gjatë 24 orëve te fundit janë shënuar 23 raste të reja duke e çuar numrin e të prekurve nga koronavirusi në 146, 9 prej të cilëve në qytetin e Durrësit.