Shoqata patriotike “Çamëria”, dega Durrës ka festuar mbrëmjen e sotme 28-vjetorin e krijimit të saj. Në aktivitetin e organizuar në odeonin “Nikolin Xhoja” merrnin pjesë drejtues të shoqatës dhe anëtarë të saj që ndër vite kanë kontribuuar për çështjen çame.

Me këtë rast, u nderuan me çertifikata mirënjohjeje Mehmet Xhemali, Jakup Ymeri, Adem Hyseni, Ymer Qerimi dhe Ibrahim Hoxha për kontributin e dhënë prej tyre për njohjen e çështjes çame dhe përçimin e vlerave të trevës së Çamërisë.

E veçanta e këtij aktivteti ishte lidhja live me shoqatat simotra në vende të ndryshme të botës si shoqata “Çamëria” në Izmir të Turqisë, në Kosovë dhe Itali, si dhe me shoqatën “Albanian roots” në Nju Jork, SHBA.

Drejtuesit e shoqatës, në fjalën e rastit, theksuan se do të vazhdojnë të ngrenë zërin derisa çështja çame të gjejë zgjidhje dhe të drejtat e mohuara të popullit çam të njihen.

Në fund të aktivitetit, iu shpërndanë 10 të rinjve nga Durrësi teserat e anëtarësimit në shoqatën "Çamëria".