Shpëtohet nga Roja Bregdetare jahti me 7 turistë në Durrës.

Turistët dhanë alarmin SOS 5 milje larg portit të Durrësit, pasi jahti i tyre pësoi fikje të motorit për shkak të motit të keq, i cili u shoqërua me erë dhe furtunë.

Kapiteni i portit të Durrësit, Taulant Allka bën të ditur për DurrësLajm, se të gjitha strukturat u angazhuan në kohë reale për t'u ardhur në ndihmë turistëve. 

Jahti tashmë është ankoruar në port dhe turistët italianë janë në gjendje të mirë shëndetësore. Ata kaluan momente paniku nga fortunali që përfshiu gjirin e Durrësit. 

K.H.