16/08/2019 - 14:59
Në qendrën shëndetësore verore në lagjen nr.1 në Currila të Durrësit, janë shtuar rastet kur banorët e zonës apo turistët paraqiten për ndihmë mjekësore.
Mjeku Hamid Kodra tregon se deri më tani nuk ka patur raste të rënda, por pacientët kryesisht kanë patur të vjella, gjendje të fikti apo lëvizje tensioni, të cilat janë përballuar pa probleme. Kodra këshillon sidomos moshën e tretë të shmangin diellit pas orës 11:00 të paradites.
Prej në fillim të sezonit turistik, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu hapi në të gjithë vijën bregdetare shqiptare 28 qendra shëndetësore verore për të garantuar shërbim 24 orë për të gjithë pushuesit.
Në Durrës janë 4 qendra të tilla, në Gjirin e Lalëzit, Currila, Plazhin e Madh dhe Shkëmbin e Kavajës, të cilat do të ofrojnë ndihmë mjekësore deri më 15 shtator.
/portali DurresLajm/