Durrës, struktura e antikontrabandës detare përballë sfidave të kohës… (FOTO)

26/02/2020 - 20:22

Nga Shefqet Kërcelli

E vendosur në molin “0” të portit të Durrësit, pranë simotrave të saj, Policisë Kufitare dhe Rojes Bregdetare, struktura e Antikontrabandës Detare, është një nga institucionet tona më të rëndësishme ligjzbatuese në det.

Kjo strukturë u krijua në nëntor të vitit 1998 dhe është pjesë e Departamentit Operative-hetimor në Drejtorinë e Përgjithëshme të Doganave. Ajo u krijua si nevojë e shtetit shqiptar, si kërkesë e Bashkimit Evropian, për të përballuar shkeljet e ligjit dhe kontrabandës së mallrave në det, ashtu sic janë këto struktura në vendet perëndimore, atje ku ne po përpiqemi të aderojmë.

Struktura nisi funksionin e saj bazuar në legjislacionin e vendeve të BE dhe për këtë personeli i saj është trajnuar në vende me eksperiencë në këtë fushë, si, Itali, Francë, ShBA; ndërkohë që në vendin tonë janë zhvilluar disa trajnime të përsonelit të saj nga Roja Bregdetare Amerikane, ICITAP dhe PAMECA. Gjithashtu dhe mjetet që ka në përdorim, janë blerë ose dhuruar nga vendet e BE. Pra, kjo strukturë është monitoruar, investuar, inkurajuar dhe ndihmuar fuqishëm nga vendet e BE. Ka pasur një interes të shtuar, si një nga institucionet e rëndësishme të luftës kundër krimit ekonomik në hapësirën detare, që i shërben direkt sigurisë së vendit tonë.

Me bindje të plotë themi se, Struktura jonë e Antikontrabandës Detare tashmë është afirmuar si institucion i rëndësishëm në luftën kundër kontrabandës dhe zbatimit të ligjit në det.

Pse?

Nga dita e krijimit, një personel i vogël specialistësh e detarësh me mjete të thjeshta kanë realizuar kontrollin dhe monitorimin e mallrave të llojeve të ndryshme që lëvizin nëpërmjet detit, në portet tona Durrës, Vlorë, Himarë, Sarandë, Shëngjin e Porto-Romano.

Një punë sa volumize, aq me përgjegjsi, një përballje e vazhdueshme për zbatimin e ligjit, ditë e natë, herë –herë me mot të vështirë e det, një luftë reale kundër kontrabandës dhe evazionit fiskal në hapësirën tonë detare. Në heshtje, me veprimet e tyre konseguente, larg vemëndjes së mediave dhe autoriteteve, këta nënpunës të thjeshtë i kanë futur buxhetit të shtetit miliarda lekë.

Kalendari historik i operacioneve të sektorit të antikontrabandës në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Rojen Bregdetare dhe Guardia Finanza italiane, përshin dhjetra operacione të sukseshme në det, përfshi drogë, pije alkolike, naftë, armë, cigare, emigrantë, etj. Mund të permendim bllokimin e anijes “Lycky Mar”, e plot raste të tjera. Ndër vite janë realizuar16 miliardë lekë penalitete, 3 mijë raste kontrabande e shkelje administrative, 35 t cigare, 300 t kafe, 2 mijë tonë karburant, plus pije të ndryshme alkolike, automjete të trafikuara, anije kontrabandë, etj. Shpesh here mediat trajtojnë shkeljet ligjore nëpërmjet kufirit tokësor, por, bllokimi i kontrabandës dhe akteve të paligjshme në det, është shumë më i vështirë, sepse këta bëjnë dy veprime, kontroll dhe doganë, dhe herë-herë me rrezik jete.

Shteti shqiptar aktualisht, 80% të eksport-importit, të mallrave për konsum, hidrokarbure, e zhvillon me rrugë detare, sepse transporti detar është më i lirë. Rrjedhimisht 80% e doganës vjen nga akciza e këtyre mallrave. Dhe ky kontroll dobiprurës për shtetin në det e porte, vjen atje në terren, në shi, me erë të fortë e vapë përvëluese, nën lëkundjet e dallgëve të detit, realizohet nga një grusht njerzish që ka sektori i antikontrabandës detare, dhe jo nga zyrat me kondicioner, që prodhojnë shkresa dhe shpesh herë skema vetiake antishtet.

Një ditë e zakonshme pune në strukturën e Antikontrabandës detare….

Ndryshimi fillonte që nga ambienti hyrës në këtë strukturë. Cdo gjë e sistemuar e rregulluar, ashtu si simotrat e saj evropiane.

60 % e personelit të saj në aktivitet ditor për 24 orë.

Ndërsa një grup pune bënte praktikën e anijeve në port, një grup tjetër duhet në Porto-Romano, ku i pret cisterna e radhës. Pra, ata duhet të ndjekin cdo hyrje-dalje ditore të anijeve në portet tona. Dhe moszhdoganimi i tyre në kohë i kushton shumë shtetit shqiptar dhe kompanisë miliona. Kontrollohen cdo ditë, anijet tregëtare, cisternat, kontrollohen faturat e harxhimit të naftës nga anijet e peshkimit, jahtet që furnizohen me nafte tek ne, pra, gjithë anijet që hyjnë e dalin në portet tona, kalojnë në duart e këtyre njerzve. Sigurisht që mbas cdo kontrolli apo operacioni, duhen përgatitur raportet përkatëse, që duan kohën e tyre. Ndërsa për cdo rast shkelje duhet bërë praktika e plotë, për cdo proces të mundshëm gjyqësor. Ata bëjnë evidentimin dhe dokumentimin me hollësi të aktivitetit të cdo anije, konform ligjeve e rregullave në fuqi të shtetit shqiptar. Ata kryejnë kontrolle dokumentare dhe fizike mbi bazën e informacioneve dhe analizës së riskut në cdo vend. Brenda territorit doganor të Shqipërisë, identifikojnë dhe japin të dhëna rreth veprimtarisë së personave, subjekteve dhe shoqërive të dyshimta, aplikojnë teknika bashkëkohore për të indetifikuar, zbuluar dhe parandaluar kontrabandën dhe shkeljet të tjera doganore në të gjithë territorin doganor, përgjatë kufirit detar. Ndërkohë Shefi i ri i kësaj strukture, zoti Arben Gjeka, bashkë me dy specialistë ishte në Velipojë, për problem urgjent pune. Specialisti Ed Zuriqi, sidoqë është me kohë part-time, i shërben anijeve 24 orë, sepse duhen mirëmbajtur dhe motovedetat për cdo aksion të mundshëm. Momentalisht nga 4 mjete, tre janë në gatishmëri. Mjaft procese riparuese, grupi i kryen vetë, si larje, lyerje, xingjet, ndrim filtër vaji, riparime difektesh në det. Sepse ata e duan punën e tyre, janë dhe detarë të vërtetë. Falë eksperiencës së tyre në det, kryesisht në Forcën detare apo flotën tregëtare, ata riparojnë në kohë cdo difekt. Në sajë të përkushtimit e dashurisë për profesionin, kanë parandaluar disa raste të mbytjes së mjeteve që kanë në përdorim. Theksojmë se, 60-70% e të ardhurave të Drejtorisë së Përgjithëshme të doganave vilen nga puna e këtyre njerzve.

Ata e duan punën, e duan profesioni, duan të trajtohen e vleresohen ashtu si kolegët e tyre në Shqipër, pale italianë, të cilët kanë vite që bashkëpunojnë me strukturat tona. Për punën që bëjnë në interes të shtetit shqiptar, këta njerës duhen vlerësuar, duhen trajtuar, duhen mbrojtur nga shkelsit e ligjit, ashtu sic e kanë vendet e BE.

Ndërkohë që cdo institucion shqiptar, mbas cdo 24 orëshi shërbim në det, bën 2-3 ditë pushim, grupit tonë të antikondrabandës i bie 1-2 ditë, sepse duhen të jenë në punë, janë pak.

Në orët e vona të mbasdites, takoj shefin e Antikontrabandës, zotin Arben Gjeka, një drejtues i zoti, i thjeshtë, me shpirt artisti dhe i kërkoj dy mendime për punën e këtij sektori.

Ai më flet me respekt për njerzit që drejton, për aftësitë dhe korrektësinë e tyre në detyrë. Sektori i Antikontrabandës detare, është si argjinatura e një lumi të ardhurash që shkojnë në detin e buxhetit të shtetit, shpjegon zoti Arben. Ne parandalojmë cdo rrjedhje, cdo përpjekje për të abuzuar në kurriz të shtetit. Puna jonë nuk matet me gjobat, ne parandalojmë, jemi shërbëtorë të shtetit në cdo kohë. Të ardhurat e punë sonë shkojnë në buxhetin e shtetit, dhe punë sonë nuk mund ti vihen shkopinj nën rrota. Në nëntor të vitit të kaluar, ne bëmë një kontroll të gjithë peshkatoreve për përdorimin e naftës, bashkë me Drejtorinë e Doganave, dhe u gjetën të rregullta. Ne nuk mund të shpikim gjoba. Më vjen keq që sektori ynë shihet në nonjë rast, si i dorës së dytë, ndërkohë që është në pararjë. Sektori ynë është fytyra e shtetit, ne kontakojmë të parët të me të huajt, anije tregëtare, cisterna, jahte, etj…Ne do futemi në BE dhe atje do shkojmë me dinjitet, me fytyrën tonë. Duhet të jemi në të njëjtin hap me ata që kërkon shteti shqiptar dhe BE. Për realizimin më së miri të detyrave do rinovojmë teknologjinë, do marrim mjete të reja. Para disa viteve kemi qenë shumë më teper se jemi tani, ndërsa sot që është shtuar trafiku detar dhe me kaq persona, është e vështirë të mbulojmë sic duhet hapësirën tonë, vijon Shef Arbeni. Ne duhet të monitorojmë gjatë gjithë kohës cdo lëvizje në portet tona dhe përgjatë vijës bregdetare. Për mua këta njerëz janë heronj të detit. Sepse po e mbajnë këtë sektor, me mish e me shpirt dhe motovedetat me thonj, si i thonë. Kam besim se, pamvarësisht paragjykimeve e hamendësimeve. struktura jonë do jetë një strukturë pararojë e shtetit shqiptar, për zbatimin e ligjshmërisë në det, përfundon opinionin e tij shefi i Antikonrabandës detare, zoti Arben Gjeka.

Është e qartë, tashmë sektori unë i Antikontrabandës Detare, e ka krijuar fizionominë dhe shtratin e tij, në sajë të punës e rezultateve konkrete, ndaj paragjykimet dhe mosvlerësimet janë apendiks, që nuk ja ulin vlerën dhe të ardhmen këtij institucioni të rëndësishëm ligjzbatues detar të shtetit shqiptar.

Ndaj le ti urojmë punë të mbarë këtyre burrave dhe djemve që qëndrojnë në krye të detyrës, me moton: ditë e natë në zbatim të ligjit në det.

Ajo që duhet të bëjmë me këtë sektor është vlerësimi, inkurajimi dhe mbështetja logjistike e financiare për këtë heronj të antikontrabandës detare.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shqiptarët e bllokuar në Kapshticë janë lejuar të futen në Shqipëri dhe do të karantinohen 14 ditë në një hotel të Korçës.

Sipas Meteoalb, kthjellimet do të jenë mbizotëruese në territorin shqiptar në pjesën më të madhe të ditës.

Ndërsa Shqipëria vijon të jetë nën efektin e masave të izolimit social, në një lidhje në emisionin “Opinion” Ministrja e Shëndetësisë Oge

Kurba e koronavirusit në Itali ka filluar të bjerë.

Bizneset e mëdha, që kanë vështirësi të paguajnë punonjësit e tyre, mund të marrin hua pranë bankave, që do të jetë e garantuar nga qever

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në një intervistë televizive ka deklaruar se rënia e rasteve të të pr

Dalin për herë të parë pamje nga brenda spitalit Infektiv në Tiranë ose ndryshe i inauguruar me emrin e ri COVID 1.

Një pallat në lagjen nr.3 në Durrës, pranë godinës së bashkisë, po rrezikon të kthehet në një vatër të re të Covid-19.

Pas më shumë se tre ditësh, autoritetet po përgatisin planin për evakuimin e emigrantëve shqiptarë, të cilët janë bllokuar në tokën neutr