26/11/2020 - 22:48
Pasditen e sotme, në nderim të 51 viktimave që humbën jetën një vit më parë nga tërmeti me magnitudë 6.4 Rihter, u ndezën qirinj pranë pallatit të kulturës “Aleksandër Moisiu” në Durrës.
Studentë të UAMD-së, qytetarë, të rinj demokratë të FRPD Durrës dhe aktivistë nga Kosova u bënë bashkë dhe përkujtuan 51 viktimat e tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019.
Të pranishmëve iu bashkuan edhe qytetarë të tjerë që ndaluan disa minuta dhe ndezën qirinj për shpirtin e viktimave të pafajshme të fatkeqësisë natyrore.
/portali DurresLajm/





