Në zbatim të Urdhërit të Kryeministrit Nr. 65 Dt 01.04.2019 për “Miratimin e planit të masave për sezonin turistik veror 2019 dhe ngritjes së grupit të Task–Forcës” në zbatim të VKM-së nr 171 datë 27.03.2019 “Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit” si dhe VKM-së nr, 321 datë 28.05.2014 “Për ushtrimin e veprimtarive të sporteve ujore”. Prefekti i Qarkut Durrës mblodhi grupin e punës ku ishin të pranishëm: Drejtori i Policisë së Qarkut Durrës, Shefi i Komisariatit Durrës, Shefi i Policisë Plazh, Drejtori i Policisë Kufitare dhe Migracionit, Drejtori i Policisë Bashkiake, drejtuesit e Inspektoriateve ISHMPUT, ISHSH, Drejtoria Rajonale e Shëndetit Publik, Drejtoret e ndermarjeve të shërbimeve komunale Durrës dhe Plazh dhe anetarë të Task-Forcës Vendore për sigurinë në zonat bregdetare, me qëllim marrjen e masave të menjëhershme ndaj rasteve abuzive apo problematikave të evindentuara gjatë inspektimit nga afër të vijës bregdetare.

Në kuadër të mbarëvajtjes së sezonit turistik veror 2019 Prefekti nënvizoi dhe një herë detyrimet ligjore që kanë të gjithë aktorët për zbatimin e akteve ligjore në fuqi, detyrat dhe kompetencat që ka secili sektor për të monitoruar, kontrolluar dhe venien përpara përgjegjesise ligjore të gjitha subjekteve që proçedojnë në kundershtim me ligjin duke u fokusuar në:

  • Ushtrimin e kontrolleve të vazhdueshme për zbatimin e distancës nga bregu në vendosjen e çadrave.
  • Zbatimin e raportit të hapesirave plazh publik e privat sipas hartës së miratuar nga bashkia.
  • Zbatimin e kushteve higjeno sanitare.
  • Moslejimin në plazhe të shitësve ambulant. 
  • Si dhe mbi gjenerimin e zhurmave, orarin dhe zonat e përcaktuara në zbatim VKM-së nr.587, datë 07.07.2010 “Për monitorimin dhe kontrollin e nivelit të zhurmave në qendrat urbane e turistike”.

Vemendje do të ushtrohet në vendbazimet e mjeteve ujore si dhe luftës kundër abuzuesve në këtë drejtim.

Prefekti u kërkoi strukturave vendore që të marrin masa për identifikimin e subjekteve në zonat turistike që proçedojnë në kundërshtim me ligjin deri në marjen e masave konkrete administrative pasi faza e sensibilizimit tashmë ka përfunduar.

Për sa më sipër u la që e gjithë Task-Forca vendore në dt 11.07.2019 do të ndërmarrë një aksion ndërhyrje në zonën bregdetare të plazhit të madh të Durrësit (Ura e Dajlanit-Agip- Teuta- Hekurrudha – Iliria.)

Në takim u kërkua një zbatim rigoroz i kuadrit të plotë ligjor nga të gjithë aktorët dhe proçedimin në vijim të legjislacionit në fuqi.