Infermierët dhe mamitë e qendrave shëndetësore të qarkut Durrës janë mbledhur paraditen e sotme në një takim trajnues me temë “Kujdesi për parandalimin e infeksioneve spitalore”.

Sistemi shëndetësor është gjatë gjithë kohës në fokus të diskutimeve dhe kritikave të qytetarëve, ku një nga problemet më shqetësuese mbetet cilësia.

Sipas Lutfi Lami, kryetari i Urdhrit të Infermierëve të Shqipërisë për qarkun Durrës, ky trajnim është një hap më shumë i hedhur drejt shërbimit të kërkuar nga pacientët.

Sistemi shendetësor, në ditët e sotme, po përballet gjithnjë e më shumë me largimin e mjekëve dhe infermiereve drejt vendeve të BE-së, për shkak të kushteve dhe pagave që ofrohen.

Sipas Natasha Paço, drejtore e FSDKSH Durrës, reformat që do të ndërmerret në këtë fushë do të bazohen mbi 3 shtylla kryesore:
Efikasiteti, Shpëtimi i jetëve njerëzore dhe Cilësia.

Ndërsa për kryetarin e Urdhrit të Infermierëve të Shqipërisë, Sabri Skënderi, edukimi në vazhdim po kthehet në mision. Ky trajnim i bazuar mbi një cikël leksionesh u shoqërua edhe me diskutime nga pjesëmarrësit.

K.H.