Durrës, trajnohen online specialistët e mjedisit për menaxhimin e ndotjes nga nafta në det (FOTO)

27/05/2020 - 19:59

  • Përsëri ATRAC (Adriatic Training and Research Centre} RJEKA, trajnon specialistët tanë të mjedisit për ngritjen dhe forcimin e kapaciteteve reaguese të strukturave tona detare në menaxhimin e ndotjeve nga nafta në det. Por, këtë radhë online…

Nga Shefqet Kërcelli

Sot më datën 27 maj 2020, në kuadër të projektit, "Menaxhimi i Ndotjes Bregdetare dhe Bregdetare për Përmirësimin e Sigurisë Detare dhe Bregdetare në përputhje me Ligjin e BE-së dhe politikat Detare". u organizua seminar online për  organizmin e planifikimit dhe menaxhimin e ndotjeve ta naftës në det. Për arësye të Covid-19, kursi u zhvillua online. Fillimisht organizatorët e seminarit, zoti Elson Thana nga MIE dhe zonja Violeta Zuni, UNDP ALBANIA, njohën pjesmarrësit me cështjet e seminarit dhe rëndësinë e tij.

Ashtu si dhe në seminaret e tjera të organizuara gjatë këtyre dy viteve, në seminarin e sotëm morën pjesë, përfaqësues dhe specialistë të mjedisit dhe sigurisë detare në Ministrinë e Energjisë dhe Infrastrukturës (MIE), në Ministrinë e Mjedisit, specialistë të mjedisit në portet e Durrësit, Vlorës, Sarandës, Shëngjin, Petrolifera Vlora, Porto Romano, të QNOD, {Qendrës NdërOperacionale Detare}, të Drejtorisë së Përgjithshme Detare, Prefekturave të Shkodrës, Lezhës, Durrësit, Tiranës, Vlorës dhe Fierit dhe Komandës së Forcës Detare.

Gjatë  seminarit, i cili zgjati për rreth 5 orë, nga specialisti me përvojë i ATRAC,  zoti Vedran Martinic, dhe lektoret e kësaj qendre zonja Stanic dhe Kamova, u trajtuan cështje që kanë të bëjne me reagimin e menjëhershëm dhe efikas ndaj ndotjeve detare, përgjegjësitë institucionale, teknikat dhe metodat që duhen përdorur, strategjia dhe taktikat e nevojshme rast pas rasti, gjatë aksidentit detar, procesi i planifikimit, organizimi sipas niveleve i operacioneve ndaj ndotjes. Ne seminar u sollën raste të ndotjes në nivel global gjatë këtyre dy dekadave dhe si ka qenë gatishmëria dhe përgjigja e shteteve të ndryshme ndaj këtyre situatave.

Në vijim të seminarit u trajtua ky problem në rajonin e Adriatikut, cështje të tilla si, a ka një plan nën-rajonal për parandalimin, gatishmërinë dhe reagimin ndaj incidenteve kryesore të ndotjes detare në detin Adriatik. P.sh,Kroacia, Italia dhe Sllovenia si vende anëtare të BE, ndërsa Montenegro ka statusin e një vendi kandidat, dhe Shqipëria e një kandidati të mundshëm. Mekanizmi ekzistues i BE-së, ka shumë mundësi të japë ndihmë në rast se një indotjeje e madhe ndodh në Adriatik. Gjithashtu gjatë seminarit u trajtuan tema që kanë të bëjnë me menaxhimin e incidenteve, sistemi kompetent i përgjigjes efektive, mjetet në përdorim dhe modernizimi i tyre, finalizimi i operacionit dhe deklarimi i incidentit pas përfundimit të operacionit, nqs ndodh, shkaqet e ndërprerjes së operacioneve, fazat, opsionet e mundshme, pastrimit të vijës bregdetare, opsionet, zonat kryesore që duhet të mbulohen, pse ne duhet tu  përgjigjemi derdhjeve të naftës në kohë, etj. Kuptohet që për kushtet që kishte seminari nuk mundësonte punën me grupe, gjithsesi një bashkëpunim sipas institucioneve. ështuqë pjesmarrësit adresuan zgjidhjen e situatave të simuluara të ndotjes dhe reagimin e duhur institucional, më tepër individualisht. Ndërkohë seminari nxiti pjesmarrësit të vlerësojnë dhe marrin në konsideratë të gjithë elementët relativë operacionalë, të cilat ndikojnë në arritjen e suksesit, siç janë rrymat e simuluara, erërat dhe baticat, gjendjen e motit dhe baticës, koordinatat dhe koha e lëvizjes së anijes, ndjeshmëria mjedisore gjatë incidenteve detare dhe raportimet nga Qendra Operacionale Detare.

Pavarësisht kushteve e rrethanave seminari ishte organizuar mirë, dhe përfaqsuesit e ATRAC, si organizatorë kryesorë treguan profesionalizëm të lartë në trajtimin e vështjeve të programuara, duke dhënë sqarimet e nevojëshme për cdo situatë. Të gjitha këto ju mundësuan pjesëmarrësve që në mënyrë efikase të testojnë aftësitë e tyre gjatë operacioneve reaguese ndaj një situate konkrete të derdhjes së naftës në det dhe cka ishte më e rëndësishme, diskutuan gjerësisht me njëri-jatrin se, si ta zgjidhin më mirë situatën e krijuar.

Përveç kësaj, kursi i sotëm  ndihmoi në zotërimin e njohurive praktike për personelin që mbulon mjedisin tonë detar, në njohjen dhe zbatimin e  procedurave për vlerësimin e situatave, parashikimin e progresit të tij, mjetet e vendimmarrjes në përgjigjen e duhur dhe komandimin e operacioneve gjatë OSR.

Gjithashtu pjesmarrësve ju kërkua që brenda mundësive të japin komente, mendime, opinione për nivelin e seminarit dhe cështjet që mund të trajtohen në të ardhmen.

Nga ana tjetër, përvoja e fituar dhe mësimet e nxjera, sigurojnë argumenta dhe një bazë të shëndoshë për të rishikuar dhe përmirësuar procesin e Planit Kombëtar të Emergjencave në vendin tonë, kryesisht për pjesën e ndotjes detare dhe masave të THV.

Organizimi i aktiviteteve të tilla shpreh qartë vullnetin e palës kroate dhe bashkëpuntorëve nga Shqipëria për të realizuar objektivat e këtij projekti të rëndësishëm për vendin tonë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sipas MeteoAlb, Ultësira Perëndimore do të jetë në kushte të qëndrueshme atmosferike këtë të diel.

Beton, mungesë gjelbërimi, derdhje e ujërave të zeza në det dhe papastërti përgjatë bregut të detit.

Është rihapur procesi i aplikimit për qytetarët e Durrësit, banesat e të cilëve janë të dëmtuar nga tërmeti, por që në muajin shkurt e pa

Gazetari i njohur sportiv Bujar Qesja ka shkruar një status prekës për ndarjen nga jeta të inxhinierit durrsak Ilir Hoxha, i cili humbi b

Të mërkurën, qeveria shqiptare miratoi shumën prej rreth 2.1 miliardë lekë që do të shkojë për grantet e rikonstruksionit të banesave me

Ka nisur dhënia e granteve për rikonstruksionin dhe riparimin e banesave individuale në Bashkinë Durrës, të dëmtuara nga tërmeti i 26 nën

Mungesa e ndriçimit publik në rrugët e qytetit të Durrësit është kthyer në nxitës të ngacmimeve seksuale dhe grabitjeve.

4 viktima dhe 93 raste të reja. Ky është bilanci i 24 orëve të fundit nga COVID-19 në Shqipëri.

  • Interpol Tirana, Interpol Roma dhe Interpol Parisi finalizuan dy operacione ekstradimi. Ekstradohet nga Italia një 39-vjeçar