Më 13 janar 20120, universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës (UAMD), bashkë me disa universitete të tjera në vend, u prit në një takim nga Dorina Çinari, zëvendësministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Në takim u diskutua mbi Samitin Digjital 2020 të Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet në Tiranë në datat 2-3 prill 2020.

UAMD-ja shprehu gatishmërinë për të kontribuar në këtë aktivitet të rëndësishëm rajonal.

Në takim u shpërfaq puna e vazhdueshme në hartimin e projekteve dhe organizimin aktiviteteve që shërbejnë për ngjizjen e një kulture digjitale dhe inovacioni në universitet.