Durrës, UNDP Albania zhvillon workshopin “Për forcimin institucional dhe aftësimin teknik në sektorin detar” (FOTO)

22/11/2019 - 20:39

Nga Shefqet Kërcelli

22 nëntor 2019, në Hotel Royal-G, Durrës, u organizua një workshop me tematikë, “Formimin institucional dhe aftësimin teknik në sektorin detar”, në kuadër të projektit "Menaxhimi i Ndotjes Bregdetare dhe Bregdetare për Përmirësimin të Sigurisë Detare dhe Bregdetare në përputhje me Ligjin e BE-së Detar dhe Politikat Detare".

Pjesëmarrësit në këtë workshop ishin përfaqësues dhe specialistë, detyrat dhe funksionet e të cilëve kanë të bëjnë me sistemin OSRP dhe me sigurinë detare, veçanërisht: specialistët e Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës (MIE), të Ministrisë së Turizmit e Mjedisit, specialistë të mjedisit në portin e Durrësit dhe bashki, IMOC, Drejtoria e Përgjithshme Detare dhe Komanda e Forcës Detare.
Workshopi u organizua dhe drejtua nga specialistët e UNDP ALBANIA.

Fillimisht znj.Violeta Zuna, Menaxhere e programit të UNDP për mjedisin detar, i informoi pjesëmarrësit mbi objektivin kryesor dhe rëndësinë e workshopit, si pjesë e rëndësishme e komponentit të zgjerimit të kapaciteteve të institucioneve tona për mbrojtjen e mjedist detar.

Pas përshëndetjes të drejtuesve të workshopit, nga zonja.Rajmonda Gjata, u mbajt kumtesa: Aspekte teknike të reagimit ndaj ndotjes detare prej naftës, opsionet e reagimit, mjetet, informacioni, menaxhimi i mbetjeve. Kjo kumtesë u shoqërua dhe me një video, mbi mënyrat e përdorimit të këtyre pajisjeve në një zonë të ndotur detare.

Në pjesën e dytë të workshopit,  zoti Shkëlqim Xhaxhiu, trajtoi temën për kuadrin ligjor dhe institucional të sektorit detar, ku u trajtuan konkretisht: -politikat e integruara detare, si nxitës për të ardhmen dhe rritjen e qëndrueshme.

Si cështje e tretë e seminarit ishte “Forcimi i kapaciteteve institucionale dhe nevojat për rritjen e kapaciteteve në sektorin detar”, referuar nga Prof.as.Dr. Osman Metalla, kumtesë që u shoqërua me videon “Anije të pastra, deti i pastër”.

Në vijim nga pjesmarrësit u bënë pyetje dhe diskutime të shumta, për gjendjen reale të mjedist detar në vendin tonë, problemet e hasura në të kaluarën, legjislacionin aktual, nevojën për ta përshtatur atë sipas kërkesave të IMO dhe EMSA, përmirësimin strukturor në dikasteret përgjegjëse, mundësitë e shtimit të kapaciteteve reaguese nga institucionet shtetërore dhe private, si dhe detyrat për të ardhmen.

Në fund zonja Elvita Kabashi, {enviroment&climate change Cluster Manager}, vlerësoi rëndësinë e ceshtjeve të trajtuara dhe impaktin që ato kanë për mjedisn detar në vendin tonë, nivelin e lektorëve dhe shqetësimet e ngritura nga pjesmarrësit, ndërkohë që falenderoi organizatorët për këtë aktivitet cilësor të UNDP ALBANIA, për këtë problem jetik sic është ruajtja dhe mbrojtja e mjedisit detar.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Mbi 16 ton ndihma humanitare të grumbulluara nga komuniteti shqiptar i Selanikut në Greqi janë nisur për në Shqipëri.

Të gjithë ata qytetarë që kanë humbur shtëpitë e tyre nga tërmeti i 26 Nëntorit do të përfitojnë banesa në bazë të numrit të familjarëve.

Jemi në pikun e dimrit, dhe moti po tregon qëndrueshmëri.

Nesër në orën 10.00, Gjykata e Tiranës do të japë masat e sigurisë për 31 personat e ndaluar për dëmet nga tërmeti i 26 nëntorit.

Bashkia e Durrësit ka publikuar online 6 shpallje për vende të lira pune në administratën vendore.

Dalina Bucaj do të jetë drejtoresha e re e Tatimeve në Durrës.

Gjykata e Tiranës ka ndryshuar sot masën e sigurisë për 6 personat e dyshuar të rastit të bujshëm “Toyota Yaris”.

Kur kanë kaluar 53 ditë nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit 2019, shit-blerja e apartamenteve në Durrës është thuajse e bllokuar.

Gjyqtarja Enkeleida Hoxha që mori vendimin për lirimin e Endrit Dokles ka shqyrtuar më përpara dhe 5 kërkesa të këtij të dënuari shkruan

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 4.032 tonë marmaladë në Pikë Kufitare të Hanit të Hotit.