Në Gjykatën e rrethit Gjyqësor Durrës, është në gjykim çështja civile me nr. regjistri 704/2594, datë 24.12.2020 me kërkuese Alma Avdyli (Levendaj), person i tretë, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës me objekt: “Shpalljen i zhdukur të shtetasit Levend Fuat Levendaj”.

Personi kërkues është Alma Avdyli (Levendaj), e bija e shtetasit Levend Fuat Levendaj, shtetas i cili, sipas rrethanave të faktit, prej datës 27.02.2009 është larguar nga banesa e vëllait në Itali (Ripabella (PI) rruga Roma, nr.19) dhe që prej asaj kohe asnjë prej familjarëve nuk ka asnjë informacion për këtë shtetas, vendndodhjen e tij apo nëse ai është gjallë ose jo.

Me urdhër të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, kërkesa e plotë, që vijon si më poshtë, botohet në portalin e lajmeve “DurrësLajm” (si edhe dokumentet bashkangjitur kërkesës):

Kërkesa e plotë: