Vendosja e sinjalistikës rrugore horizontale dhe vertikale në rrugët e Durrësit ka ulur ndjeshëm numrin e aksidenteve rrugore në qytetin e Durrësit. Bashkëpunimi midis bashkisë së Durrësit dhe policisë së qarkullimit rrugor, vihet re në rritjen e sigurisë rrugore kryesisht në shkolla e në universitet.

I këtij mendimi është shefi i qarkullimit rrugor në Durrës Valentin Floriri, i cili tha se policia e qarkullimit rrugor gjatë sezonit të vjeshtës ka intensifikuar punën për eliminimin e mjeteve abuzuese në transportin publik e të qarkullimit të mallrave.

“Operatorët që nuk respektojnë kushtet u është hequr licenca”, tha Floriri.

Transporti publik në Durrës ka mjaft mangësi për sa i përket kushteve që ofron për qytetarët. Autobusët janë të paktë në numër e shpeshherë shoferët dhe fatorinot janë pa etikë e pa qytetari në rastin më të mirë, ndërsa në rastin më të keq të dehur tapë.

K.H.