Forca të ndërhyrjes së shpejtë nga Tirana kanë mbërritur në Durrës dhe po ushtrojnë kontrolle në të gjithë qytetin bregdetar, vetëm pak orë pas atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja, Aleksandër Lahos dhe Andi Malokut. Grupi hetimor deri më tani ka marrë në shqyrtim pamjet e kamerave të sigurisë në disa biznese. Janë marrë gjithashtu pamjet filmike të kamerave të sigurisë ku kanë drekuar prokurori Arjan Ndoj dhe dy personat që e shoqëronin. Mësohet se 3 të plagosurit në atentat kanë drekuar në një restorant luksoz në zonën e plazhit të Durrësit

Grupi hetimor po shqyrton nëse 3 personat janë mbajtur nën mbikqyrje që në atë kohë. Janë marrë shumë pamje filmike të bizneseve në rrugën e plazhit për të kuptuar se kush i ka ndjekur nga restoranti deri tek vendi i atentatit. Ndërkohë mësohet se në vendin ku ka ndodhur atentati nuk ka biznese aty afër, të cilat mund të kishin kapur momentin kur u qëllua ndaj makinës ku udhëtonte prokurori.

Prokurori Ndoja mbeti i plagosur, por është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, shoferi i tij mbeti i plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës. Deri më tani janë shoqëruar në polici 2 persona për t'u marrë në pyetje për ngjarjen.